Saturday, April 10, 2010

GJENDET TRUPI I PRESIDENTIT POLAK, ZBULOHET KUTIA E ZEZË E AVIONIT SHTETËROR

SMOLENSK – UPDATE -Forcat e shpëtimit gjetën pak minuta më parë (ora16:00) trupin e pa jetë të presidentit polak Lech Kaczynski në vendin ku ndodhi aksidenti ajror.
Lajmi u bë i ditur nga mediat ruse të cilat thanë se kufoma e ish-kreut të shtetit të Polonisë, u gjet në vendin e aksidentit të avionit presidencial.
Zbulohet një nga kutitë e zeza të avionit presidencial polak i cili u rrëzua sot në mëngjes duke vrarë keun e shtetit Lech Kaczynski dhe delegacionin zyrtar.
Pajisja e avionit Tupolev 154 është gjetur diku pranë vendit të aksidentit dhe menjëherë është marrë në shqyrtim nga Komisioni Hetimor i ngritur me urdhër të Presidentit rus për hetimin e ngjarjes.
Specialistët besojnë se me anë të shqyrtimit të përmbajtjes së kutisë së zezë do të zbardhin detaje mbi shkakun e aksidentit tragjik.
Zyrtarisht deri tani konfirmohet se Kulla i kishte njoftuar pilotët për mjegullën duke u rekomanduar të mos tentonin kryerjen e uljes së avionit për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike.
Lech Kaczy?ski, presidenti i Polonisë, vdiq të shtunën (sot) pas avioni i tij presidencial u rrëzua në në Rusinë perëndimore, ku kreu i shtetit polak udhëtoi për shkak të përkujtimit të vrasjes 70 vjet më parë të mijëra oficerëve polakë.
Presidenti i Polonisë, ishte 61 vjeç. Ai u zgjodh president në vitin 2005.
Ish-presidenti Lech Kaczy?ski mbahet mend për kursin politik të Polonisë drejt anëtarësimit në NATO në vitin 1999, si një manovër e politikës së jashtme për garantimin e sigurisë së vendit në raport me Rusinë. (Lajmifundit)

No comments:

Parashimi i motit per Tiranen