Saturday, March 27, 2010

KSENOFOBIA GREKE, PROTESTA NE TIRANË, DURRËS DHE NË BURREL

TIRANE – Qytetarët shqiptarë iu bashkuan sot thirrjeve për protesta kundër akteve të ksenofobisë së ushtrisë greke të cilët në kor kënduan këngë antishqiptare gjatë paradës së 25 majit në Athinë.
Protestat filluan sot në orën 11:00 para Ambasadës së Greqisë në Tiranë, ku dhjetëra qytetarë, të rinj, deputetët e Partisë për Drejtësi dhe Unitet, iu bashkuan Himnit Kombëtar Shqiptar. Ne menyre paqesore, ata ekspozuan tabelat qe mbanin ne duar ku shkruhej: Greqia, TURPI I BE.
Pothuajse në të njëjtën kohë, në qendër të Durrësit, qindra studentë të Univesritetit “Aleksandër Moisiu” janë mbledhur në protestë duke dënuar ashpër fyerjet, denigrimet dhe kërcënimet raciste të ushtarëve grekë.
Pas protestës së zhvilluar para ambasadës greke në Tiranë, diplomati përfaqësues i Athinës në Shqipëri, reagoi me anë të një letre drejtuar Ministrit të Jashtëm Ilir Meta, duke dënuar thirrjet antishquptare në Athinë.
Në këtë kohë, Ministria e Jashtme deklaroi se pas reagimit të Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Ilir Meta në lidhje me incidentin e disa prej anëtarëve të forcave të armatosura greke të cilët kanë hedhur slogane fyese, ekstremiste dhe ksenofobe kundër shqiptarëve dhe popujve të tjerë fqinj, Ambasadori i Republikës së Greqisë z.Nikolaos Pazios, i ka konfirmuar z.Meta vendosmërinë e qeverisë greke për të dënuar skandalin dhe ndëshkimin e ashpër të autorëve.
“Ambasadori Pazios i ka shprehur z.Meta ndjesën e qeverisë greke për ç`ka ka ndodhur dhe e ka siguruar se autoritetet kompetente greke do t`i shkojnë hetimit të këtij incidenti deri në fund, duke ndëshkuar edhe autorët e tij”, tha Ministria e Jashtme.
Sipas saj, zv.kryeministri Ilir Meta pasi ka vlerësuar reagimin e menjëhershëm e të vendosur të qeverisë greke, ka theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve tanë do të vazhdojnë të përparojnë dhe të forcohen më tej.
Qytetarët kanë protestuar publikisht edhe në Burrel, ku disa të rinj kanë djegur simbolikisht edhe një flamur grek. (Lajmifundit)

Parashimi i motit per Tiranen