Saturday, March 20, 2010

META NË SHBA: PAVARËSIA E KOSOVËS, E PA KTHYESHME

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta tha dje në Uashington se

pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme the theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, janë me rëndësi të madhe për arritjen e një paqeje të qendrueshme në Ballkan.
Ai iu referua vizitës që bëri kohët e fundit në Serbi, gjatë së cilës ishte edhe në Luginën e Preshevës. Zoti Meta i bëri komentet në Qendrën SAIS, pranë Universitetit Johns Hopkins.
Ministri i jashtëm Ilir Meta tha se Shqipëria mbështet njohjet e mëtejshme të Republikës së Kosovës dhe shprehu mendimin se tani, sfidat për Kosovën janë që ajo të konsolidojë institucionet e reja dhe që këto institucione të forcohen në përputhje me të ardhmen e saj europiane.
Duke folur për vizitën e tij në Serbi, zoti Meta tha se megjithë mosmarrëveshjet për pavarësinë e Kosovës, Tirana dhe Beogradi janë dakord se Kosova duhet të përfshihet në të gjitha nismat rajonale. Ai solli si shembull faktin që në konferencën rajonale në Tiranë morën pjesë si ministri i brendshëm i Serbisë ashtu edhe ai i Kosovës.
Shqipëria beson se pa pjesmarrjen e secilit, integrimi i krejt rajonit në Bashkimin Europian nuk mund të jetë i plotë, tha ministri shqiptar.
Zoti Meta ishte zyrtari i parë nga Shqipëria që vizitoi shqiptarët në Luginën e Preshevës, vizitë të cilën e quajti një kapitull të ri dhe historik.
Mendoj se ky ishte një shembull i mirë se si mund ta ndryshojmpë historinë për mirë dhe se si mund të transformojmë burimet e konfliktit në burime të bashkëjetesës paqësore, të respektit për të drejtat njerëzore dhe etnike, qëndrueshmëri, bashkëpunim dhe begati.
Ai tha se një qëndrim i tillë i ri do të sjellë një ndikim pozitiv për të gjithë rajonin në vështrimin afatgjatë.
Zoti Meta tha se çdo ide për ndarje të veriut të Kosovës nuk është Konstruktive.
Kjo do të sillte shumë telashe për të cilat ne nuk kemi nevojë por kjo nuk është as në interes të Serbisë dhe të serbëve sepse shumica e serbëve nuk jetojnë në pjesën veriore të Kosovës.
Ne duhet të bëjmë me Serbinë atë që bëmë me Malin e Zi, tha zoti Meta. 12 vjet më parë, shpjegoi ai, Shqipëria kishte të njëjtat marrëdhënie jomiqësore si ato që kishte me Serbinë. Por brenda pak vitesh, ato marrëdhënie ndryshuan dhe tani janë të shkëlqyera.
Unë besoj se kjo do të ndodhë edhe me Serbinë, por hap pas hapi. Por kjo do të ndodhë sepse është e vetmja mënyrë, tha zoti Meta.
I pyetur për vështirësitë e politikës së brendshme që po kalon Shqipëria, zoti Meta përsëriti argumentet e njohura të shumicës lidhur me kërkesat e opozitës socialiste. Por ai tha se këto probleme duhen parë me një sy realist sepse vetëm 20 vjet më parë Shqipëria ishte Koreja e Veriut e Europës dhe nuk është e lehtë që të gjithë politikanët të respektojnë rregullat e lojës. (Zeri i Amerikes)

RAMA: SOT, KRIZA MË E THELLË SE DJE, GATI PËR VALË PROTESTASH

TIRANE – UPDATE - Kryetari i Partisë Socialiste mbajti një bashkëbisedim me gazetarët sot, një ditë pasi

Kuvendi miratoi me votat e maxhorancës, ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.

Edi Rama tha se votimi i djeshëm për ngirjten e komisonit hetimor parlamentar në Kuvend, pa hapur kutitë, ishte një ngjarje e rëndë për të cilën nuk mund të heshtet.

“ Dje vendos jo vullneti i shumicës, por diktati i pakicës që u bë shumicë nga votat e vjedhura në 28 qershor”, tha Rama. Ai shtoi se opozita do te organizoje vale protestash ne kerkim te zgjidhjes se ceshtjes qe shkaktoi krizen ne Shqiperi, e cila e ka zanafillen pikerisht tek manipulimi i zgjedhjeve

“Mbrëmë Kuvendi i Shqipërisë u kthye në Kuvendin e Ruzhdies. Sot kriza është më e thellë se ishte dje. Kërkesa e PS-së për zgjidhje kushtetuese me mjete parlamentare në funksion të transparencës së zgjedhjeve dhe apelit të ndërkombëtarëve qeveria e Ruzhdies iu përgjigj duke vënë përballë aryes - diktatin dhe përballë transparencës murin që nuk lejon hapjen e kutive”, u shpreh kreu i PS-së Edi Rama.
Ai pohoi se opozita do ti shkojë deri në fund betejës së saj për europianizimin e zgjedhjeve me anë të transparencës dhe procesit dhe ndreqjes së mangësive dhe korrupsionit që i kanë karakterizuar votimet deri sot.


Dje në seancën maratonë të Kuvendit, kryeparlamentarja Jozefina Topalli hapi votimin për nismën e Partisë Socialiste të ndryshuar e cila mori votat e 72 deputetëve të maxhorancës.

Topalli tha para votimit se edhe pse Partia Socialiste u tërhoq, maxhoranca do të miratonte komisionin hetimor në emër të transparencës për akuzat që janë bërë ndaj procesit të zgjedhjeve.

Kryetari i grupit të deputetëve socialiste Gramoz Ruçi, më parë kishte deklaruar tërheqjen tërheqjen e nismës së PS-së, sipas rregullores së Kuvendit, pasi siç tha ai u konfirmua se maxhoranca nuk ka vullnet politik për hetimin e plotë të zgjedhjeve. (Lajmifundit)

KOMISIONI, PD: JAVËN E ARDHSHME PLANI PËR HETIMIN E ZGJEDHJEVE

TIRANE – Komisioni Hetimor i Zgjedhjeve, i votuar dje në Kuvend nga deputetët e maxhorancës, do të përcaktojë javën e ardhshme planin e punës.
Përfaqësues të maxhorancës pohojnë se opozita është e ftuar të jetë e pranishme në Komision ndërsa shtojnë se edhe në mungesë të deputetëve të opozitës, puna e këtij organizmi do të vazhdojë rregullisht deri në fund.
Deputeti i Partisë Demokratike Eduart Halimi, tha se maxhoranca është e vendosur që përmes Komisionit të realizojë transparencën e zgjedhjeve brenda kornizës kushtetuese.
Halimi tha se një gjë e tillë është kërkuar nga ndërkombëtarët në mesazhet e tyre adresuar klasës politike në Shqipëri.
“Javën tjetër besojmë se do të fillojme punën me komisionin, sepse komisioni ka nje axhende, funksionon mbi bazen e rregullave të ketij shteti”, tha Eduard Halimi.
Sipas tij, Komisioni do të mblidhet dhe të gjithe deputetët janë te mirëpritur, ashtu si në Parlament.
“Do të jenë të mirëpritur edhe në komisionin hetimor i cili do vazhdojë me përcaktimin e planit të hetimit, e provave që do të merren, me përcaktimin e procedurave të tjera hetimore që do ketë komisioni, një komision që do të ketë një afat normal”, tha më tej deputeti i PD-së Eduart Halimi.
Ai shtoi se dispozitat e projektligjit, që përcaktonin tre muaj deri në dy vjet afatin e hetimit nuk u miratuan, rrjedhimisht veprimtaria dhe afati i komisionit do të bazohen në ligjin aktual i cili ia lë në dorë Kuvendit përcaktimin e afatit të veprimtarisë së Komisionit Hetimor. (Lajmifundit)

Parashimi i motit per Tiranen