Saturday, April 17, 2010

CEREMONIA E KACZYNSKIT, BERISHA ME MAKINË NGA VJENA NË POLONI

I bllokuar në Vjenë dhe në pamundësi për tu nisur drejt Tiranës kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-presidentit të Polonisë Lech Kaczynski. Shefi i qeverisë shqiptare mësohet

se ka vendosur që të udhëtojë me makinë nga kryeqyteti i Austrisë, Vjena drejt Polonisë ku dhe zhvillohet ceremonia ditën e nesërme.

Pjesëmarrjen në këtë ceremoni e ka anuluar tanimë Presidenti Bamir Topi i cili e ka të pamundur të udhëtojë për shkak të bllokimit të linjave ajrore nga tymi i shkaktuar prej vullkanit në Islandë.

Berisha ishte në Bruksel për një vizitë dy ditore me rastin e dorëzimit të pyetësorit të Komisionit Evropian ndërsa nuk arriti të kthehej me linjë ajrore për shkak të bllokimit të tyre. Nga Brukseli Berisha udhëtoi drejt Vjenës ku dhe mbeti pa arritur në Shqipëri. (Lajmifundit)

STATUTI DHE KRIZA POLITIKO-EKONOMIKE, PS MBLEDH NESËR KONGRESIN

Partia Socialiste do të mbledhë nesër në orët e paradites Kongresin e saj. Burimet zyrtare sqarojnë se objekti primar i rendit të ditës është situate ekonomiko-politike në vend. Socialistët mësohet se do të ndalen gjatë në

raportin mbi atë çka po ndodh aktualisht në Shqipëri dhe vështirësitë të cilat po kalon vendi.

Përveç kësaj do të faktohet se qëndrimi i opozitës dhe Partisë Socialiste do të vazhdojë të jetë në mbështetje të qytetarëve dhe në kërkesë të transparencës për korrupsionin elektoral të 28 qershorit.

Pasojë e tij, në këndvështrimin e selisë rozë është edhe kriza ekonomike në të cilën është përfshirë vendi. Sakaq, mësohet se një tjetër pikë e rendit të ditës janë ndryshimet në statutin e selisë rozë. Këtu mund të ketë edhe diskutime nga deputetët mbështetës të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe në PS. (Lajmifundit)

Parashimi i motit per Tiranen