Saturday, April 17, 2010

CEREMONIA E KACZYNSKIT, BERISHA ME MAKINË NGA VJENA NË POLONI

I bllokuar në Vjenë dhe në pamundësi për tu nisur drejt Tiranës kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-presidentit të Polonisë Lech Kaczynski. Shefi i qeverisë shqiptare mësohet

se ka vendosur që të udhëtojë me makinë nga kryeqyteti i Austrisë, Vjena drejt Polonisë ku dhe zhvillohet ceremonia ditën e nesërme.

Pjesëmarrjen në këtë ceremoni e ka anuluar tanimë Presidenti Bamir Topi i cili e ka të pamundur të udhëtojë për shkak të bllokimit të linjave ajrore nga tymi i shkaktuar prej vullkanit në Islandë.

Berisha ishte në Bruksel për një vizitë dy ditore me rastin e dorëzimit të pyetësorit të Komisionit Evropian ndërsa nuk arriti të kthehej me linjë ajrore për shkak të bllokimit të tyre. Nga Brukseli Berisha udhëtoi drejt Vjenës ku dhe mbeti pa arritur në Shqipëri. (Lajmifundit)

No comments:

Parashimi i motit per Tiranen