Thursday, April 22, 2010

Financat shqiptare marrin vlerësim negativ.

Standard & Poor, institucion që bën klasifikimin e vendeve bazuar në të dhënat ekonomike të tyre, i dha Shqiprisë vlerësim “B+” në strategjinë afatgjatë të politikave financiare dhe nivelit të përballimit të kredive duke qënë se Shqipëria hyri tashmë në sistemin Eurobond. Në të njëjtën kohë S&P vlerësoi Shqipërinë me “B” për politikat afatshkurtëra monetare dhe fiskale ndaj monedhës vendase. Në lidhje me aftësinë e transferave finaciare dhe shndërrimit të valutës Shqipëria mori vlerësim edhe më të ulët duke qënë në “BB-“


" Vlerësimi i Shqipërisë u bë duke pasur parasysh nivelin e ulët të zhvillimit, nivelin e lartë të borxhit qeveritar në raport me të ardhurat që ajo ka në dispzicion dhe rrjedhimisht edhe në raport me mundësinë e pagesës së këtyre borxheve; sikurse edhe mjedisi politik i paqëndrueshëm që karakterizon vendin” tha Marko Mrsnik, analist i kredive pranë Standard & Poor.

"Megjithatë, analiza e S&P bazohet edhe në performancën e qëndrueshmërisë së rritjes ekonomike sikurse aftësisë afatgjatë për një rritje të qëndrueshme ekonomike; prezencës së legjislacionit që i jep prioritet pagesës së borxheve apo edhe synimet afatgjata për integrimin në BE” shtoi Mrsnik.

Megjithëse ekonomia shqiptare pësoi një rënie në nivelin e rritjes ekonomike të saj për vitin 2009, nga 7.9% në 2008 në 3.3 % në 2009, ekonomia shqiptare është ndër të paktat ekonomi në Europë që nuk u dëmtua nga recesioni. Bazuar në analizën e S&P kjo u bë e mundur si rezultat mbështetjes monetare dhe fiskale duke izoluar kështu veprimin negativ mbi nivelin e kërkesës vendase për produkte dhe shërbime. Ndërsa është pozitive kjo ka bërë që të shtyhet edhe më tej procesi i korrektimit të deficitit i cili qëndron në 15.3% të nivelit të GDP-së në 2009

“Për vitin 2010, sipas mendimit tonë, duke pasur parasysh shkurtimin e fondeve për mbështetjen fiskale që qeveria përdori në 2009, kombinuar edhe me rritjen e nivelit të interesave që duhen paguar për borxhet e marra, niveli i rritjes së GDP-së do të ulet në intervalet mes 2-3%. “ vazhdon raporti i S&P.

Në lidhje me parashikimin dhe vlerësimin afat mesëm, agjencia e vlerësimit të kreditit beson se ekonomia shqiptare do të mund të rikthehet tek niveli i saj i rritjes ekonomike normale në kufinjtë e 5-6% në vit.
“Një zhvillim i tillë do të kërkonte qëndrueshmëri në nivelin konkurues të ekonomisë, përmirësim të të klimës së biznesit sidomos heqjen e barrierave në procedurat administrative që lidhen me to, sikurse edhe zgjidhjen e problemit të pronave.”- vazhdon më tej S&P.

Financat publike të Shqipërisë janë karakterizuar në mënyrë të vazhdueshme nga nivele të larta të borxhit qeveritar pavarësisht nivelit të rritjes ekonomike. Borxhi i përgjithshëm i akumuluar i qeverisë shqiptare , 2/3 e të cilit është në monedhën vendase, parashikohet të arrijë në 57% të të nivelit të GDP-së deri në fund të vitit 2010. Duke qënë në nivelin e 220%, në raportin mes borxhit dhe nivelit të të ardhurave, Shqipëria është ndër vendet me treguesin më të lartë negativ nga të gjitha vendet që agjencia merr në shqyrtim. Niveli i ulët i të ardhurave të arkëtuara nga qeveria është tregues i nivelit të lartë të ekonomisë informale sikurse konfliktit me praktikat e tatimeve dhe taksave që aplikohen.

Një agjenci tjetër e vlerësimit financiar dhe aftësisë për kredi, Moody's Investors Service, vlerësoi Shqipërinë me B1, katër vënde larg nivelit më të ulët me paraqitje të qëndrueshme.

Ditë më parë qeveria shqiptare miratoi lancimin e rreth 400 milion Eurobonds duke mos pasur një reagim të qartë nga tregjet e Eurobonove. Kjo përbën edhe përpjekjen e dytë të Shqipërisë për tu përfshirë në tregun e euro bonove pas një tentative të dështuar në fillim të 2009 dhe ku si shkak ishte kriza ekonomike globale.

Parashimi i motit per Tiranen