Friday, February 19, 2010

DEBATE NË KËSHILLIN BASHKIAK, AKUZA RAMËS PËR BUXHETIN

TIRANE – Buxheti i Bashkisë së Tiranës shkaktoi debate të ashpra sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit.
Këshilltari demokrat Ferdinand Poni hodhi dyshime mbi buxhetin duke thënë se ai nuk është i mbështetur dhe i pasqyruar plotësisht në dokumentacion.
“Në këtë buxhet mungon një gjë shumë e rëndësishme, paqryra e taksave vendore që janë të ardhurat që mblidhen nga Bashkia e Tiranës”, tha Poni. Ai shtoi se në projektbuxhet mungon pesha e secilës taksë dhe një përkthim i këtyre zërave në investime.
Ndërkohë kryetari i Këshillit Bashkiak Sokol Dervishaj, anëtar i LSI-së, kërkoi që kryetarii Bashkisë Edi Rama të paraqitet ne mbledhje dhe të raportojë për buxhetin pasi ligji kërkon që ai ta bëjë këtë njëherë në gjashtë muaj. (Lajmifundit)

BERISHA: GATI TË HETOJMË ÇDO GJË, VEÇ VENDIMEVE TË GJYKATAVE

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar zgjedhjet ashtu sikurse zyrtarët e organizmave evropiane.
Duke folur në Kuvend, Berisha tha se ka patur një deklaratë të Presidentit të Asamblesë së OSBE-së i cili ka treguar interes të veçantë për zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri. “Ai preku vet gjitha pregatitjet serioze që bëheshin për zgjedhjet dhe që bëri vlerësimin e tij objektiv në mbledhjen e OSBE-së në Athinë. Në deklaratën e tij për të cilën dua ta falënderoj, presidenti Soares, i referohet gjërësisht konkluzioneve të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it në Shqipëri. I bën thirrje opozitës shqiptare që t’i japë fund menjëherë bojkotit e të zërë vendet në parlament. Sikundër presidenti Soares mirëpret vullnetin e mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për hetimin e plotë të zgjedhjeve në respekt të plotë të kushtetutës së vendit dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, theksoi Berisha. Jam këtu, vijoi ai, për të garantuar OSBE-në për vullnetin e plotë të mazhorancës për tu angazhuar në reforma të thella e të gjithanshme me opozitën, për të respektuar të drejtën e saj për komisionin hetimor parlamentar dhe për të hetuar çdo gjë tjetër përveç atyre problemeve të cilat kanë vendosur gjykatat. (Lajmifundit)

META: RAMA KA FRYMËZIME KAOTIKE, NUK BASHKËPUNON ME BERISHËN DHE TOPIN

Zëvendëskryeministri Ilir Meta tha sot se në vend që të bashkëpunojë me kryeministrin, Presidentin dhe komunitetin

ndërkombëtar, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama kalon në frymëzime kaotike që skanë lidhje me një vend demokratik.

“Nuk e di se në cilin vend të Bashkimit Evropian qënkan rihapur kutitë nga një komision parlamentar hetimor pasi çështjet janë mbyllur nga gjykatat”, theksoi Meta.

Ai përshëndeti deklaratat e fundit të presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Me qëndrimet e tij, tha Meta, kreu i opozitës po sfidon ndërkombëtarët dhe kjo është një rrugë e gabuar. (Lajmifundit)

Parashimi i motit per Tiranen