Friday, February 19, 2010

BERISHA: GATI TË HETOJMË ÇDO GJË, VEÇ VENDIMEVE TË GJYKATAVE

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar zgjedhjet ashtu sikurse zyrtarët e organizmave evropiane.
Duke folur në Kuvend, Berisha tha se ka patur një deklaratë të Presidentit të Asamblesë së OSBE-së i cili ka treguar interes të veçantë për zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri. “Ai preku vet gjitha pregatitjet serioze që bëheshin për zgjedhjet dhe që bëri vlerësimin e tij objektiv në mbledhjen e OSBE-së në Athinë. Në deklaratën e tij për të cilën dua ta falënderoj, presidenti Soares, i referohet gjërësisht konkluzioneve të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it në Shqipëri. I bën thirrje opozitës shqiptare që t’i japë fund menjëherë bojkotit e të zërë vendet në parlament. Sikundër presidenti Soares mirëpret vullnetin e mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për hetimin e plotë të zgjedhjeve në respekt të plotë të kushtetutës së vendit dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, theksoi Berisha. Jam këtu, vijoi ai, për të garantuar OSBE-në për vullnetin e plotë të mazhorancës për tu angazhuar në reforma të thella e të gjithanshme me opozitën, për të respektuar të drejtën e saj për komisionin hetimor parlamentar dhe për të hetuar çdo gjë tjetër përveç atyre problemeve të cilat kanë vendosur gjykatat. (Lajmifundit)

No comments:

Parashimi i motit per Tiranen