Monday, April 20, 2009

Vendime te pavarura?!

Ne nje dite te premte e cila per shume shqiptare konsiderohet si dita e lutjeve dhe amsherimit, Kosova u “ripushtua” nga presidenti i nje vendi fqinj I cili nuk arrin ta kuptoje se Kosova eshte shtet I pavarur dhe neutral ne zhvillimet rajonale. Packa se vizita e Zotit Tadic ishte nje element te cilin bashkesia nderkombetare duhet ta konsideroje ndersa vlerereson emancipimin e klases politike kosovare, dhe aq me teper ne kohen kur palet kane dorezuar materialet e tyre pro dhe kunder pavaresise ne Gjykaten Nderkombetare, eshte intersante menyra e ndjekur nga drejtuesi I shtetit Serb ne marrjen e lejes per te vizituar Manastirin e Decanit.

Me 17 Shkurt 2008 Kosova shpalli pavaresine e cila eshte njohur tashme nga vendet kryesore te hemisferes perendimore. Nje gje e tile duhet ti tregoje jo vetem Beogradit por edhe Prishtines se marrdheniet mes tyre duhet te kanalizohen drejt rrugeve diplomatike te drejtperdrejta dhe jo nepermes ndermjetesve. Jetojme ne 2009, qe do te thote se kemi kaluar 10 vjet nga koha e konfliktit te armatosur dhe eksodit biblik te kosovareve drejt vendeve fqinje ne perpjekje per te shpetuar jetet.

Menyra qe zgjodhi Beogradi, duke iu drejtuar perfaqesuesve te Bashkimit Europian ne Beograd, anashkaloi ne menyre te plote atoritetin e Qeverise se Kosoves. Ndonese kryemininistri Thaci nuk ishte present ne Kosove, do te ishte e rruges qe qeveria e Kosoves te filloje te sillet si qeveri e cila ka kontroll mbi Kosoven dhe qe ka autoritet eksluziv mbi vizitat qe politikane rajonale mund te bejne ne Kosove. Cili do te qe reagimi I Beogradit nese Sejdiu, Thaci, Topi ose Berisha do te vizitonin Presheven, Bujanovcin apo Medvegjen dhe do te shpreheshin se sillnin “mesazhe paqeje per serbet dhe shqiptaret ne luginen shqiptare”?

Qeveria e Kosoves duhet ti tregoje Beogradit sikurse edhe Bashkimit Europian se eshte ne gjendje te marre vendime duke mbrojtur interesat e shtetatsve te vet sikurse esht ne gjendje te punoje dhe kontribuoje ne stabilitetin europian. Gjykata Nderkombetare, sikurse edhe vendet te cilat po diskutojne njohjen e pavaresise se Kosoves jane te vemendeshme ne menyren se si autoritetet kosovare I realizojne obligimet e tyre kushtetuese ne mbrojtje te lirive dhe te drejtave te shtetasve te vet, sikunder I kushtojne vemendje aftesise se qeverise te ndermarre vendime ne menyre te pavarur nga presionet.

Populli shqiptar ka nje shprehje te vjeter e cila ka gjetur domethenien e vet ne kohe te ndryshme te realitetit historik “ Ujku qimen e nderron, por zakonin s’e harron”. Ne kete contest pse duhet te ndihemi te befasuar qe Presidenti Serb Tadic u shpreh per Kosoven pjese e Serbise? Duke lejuar, qofte edhe nen presion nje vizite te rangut te tille, qeveria e Prishtines I dha nje argument me teper nacionalizmit ballkanik per te vazhduar “luften” e tyre kunder paqes dhe mirkuptimit rajonal. Vizita te tilla duhet te konsiderohen ndihmese te bashkepunimit dhe menaxhimit te konfliktit por jo ndersa palet u bien kembaneve te ndryshme. Eshte koha qe qeveria e Kosoves ti tregoje botes se eshte e zonja e vetes. UNMIK dhe perfaqesuesi special per Kosoven nuk kane me forcen e ndryshimit te vendimeve qe mbrojne sigurine dhe te ardhmen e popullit Kosovar pavaresisht perkatesive etnike.

Eshte interesante se cfare nenkupton Kryeministri Thaci kur shprehet se "vizita e Tadic ne Kosove eshte interes shteteror per Kosoven". Mos valle kryeminsitri mendon se deklarata qe Tadic beri ne Decan mund te perdoret ne ICJ per te treguar se Serbia akoma eshte ushqyese e nacionalizmave ballkanik? Kryeministri mund te kete ca te drejte ne kete aspekt, por problemie eshte se i duhet "mbushur mendja" ligjerisht panelit te gjykatesve nderkombetare qe Kosova eshte tashme nje realitet i cili duhet te jete juridik sic eshte faktikisht. Politikanet kosovare, ose sic preferojne te thirren, duhet te kuptojne se sahanlepirja ishte profesion kur ishte ndersa tani duhet qe te behen guzhiniere te vetvetes.

Taulant Malaj, MDY
New York

Parashimi i motit per Tiranen