Tuesday, February 23, 2010

Tre skenaret e zgjdihjes se krizes

TIRANE – Pas takimit te zhvilluar në Presidencë mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, në praninë e Presidentit dhe delegacionit prej dhjetë anëtarësh të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, palet kane rene dakord te vazhdojne diskutimet ne tri skenare te mundshme per zgjidhjen e krizes.
I pari që ka lënë Presidencën, ka qenë kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga Astrit Patozi, ndërsa më pas ka dalë Edi Rama i shoqeruar nga Gramoz Ruçi.
Burime të konfirmuara nga takimi thanë se në praninë e përfaqësisë së lartë të APKiE, gjatë takimit janë diskutuar disa skenare të mundshme për zgjidhjen e krizës:
1.Hapje e pjesëshme e kutive të 28 qershorit,
2.Hapje e kutive për të cilat nuk ka vendim Gjykate (nga Kolegji Zgjedhor)
3.Dergimi në Komisionin e Venecias i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Komisionet Hetimore për të shqyrtuar nëse komisione të tilla mund të marrin vendim për hapjen e kutive të shqyrtuara nga Kolegji Zgjedhor.
Zyrtarisht konfirmpohet se bidesimet do të vazhdojnë por axhenda dhe kohëzgjatja e tyre nuk është ende e qartë. Zyra per media e Presidences, tha se negociatat do te vazhdojne me 23 shkurt 2010 kur palet pritet te kene te tjera takime ne prani te delegacionit te APKiE dhe Presidentit te Republikes. (lajmifundit)

Friday, February 19, 2010

DEBATE NË KËSHILLIN BASHKIAK, AKUZA RAMËS PËR BUXHETIN

TIRANE – Buxheti i Bashkisë së Tiranës shkaktoi debate të ashpra sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit.
Këshilltari demokrat Ferdinand Poni hodhi dyshime mbi buxhetin duke thënë se ai nuk është i mbështetur dhe i pasqyruar plotësisht në dokumentacion.
“Në këtë buxhet mungon një gjë shumë e rëndësishme, paqryra e taksave vendore që janë të ardhurat që mblidhen nga Bashkia e Tiranës”, tha Poni. Ai shtoi se në projektbuxhet mungon pesha e secilës taksë dhe një përkthim i këtyre zërave në investime.
Ndërkohë kryetari i Këshillit Bashkiak Sokol Dervishaj, anëtar i LSI-së, kërkoi që kryetarii Bashkisë Edi Rama të paraqitet ne mbledhje dhe të raportojë për buxhetin pasi ligji kërkon që ai ta bëjë këtë njëherë në gjashtë muaj. (Lajmifundit)

BERISHA: GATI TË HETOJMË ÇDO GJË, VEÇ VENDIMEVE TË GJYKATAVE

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar zgjedhjet ashtu sikurse zyrtarët e organizmave evropiane.
Duke folur në Kuvend, Berisha tha se ka patur një deklaratë të Presidentit të Asamblesë së OSBE-së i cili ka treguar interes të veçantë për zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri. “Ai preku vet gjitha pregatitjet serioze që bëheshin për zgjedhjet dhe që bëri vlerësimin e tij objektiv në mbledhjen e OSBE-së në Athinë. Në deklaratën e tij për të cilën dua ta falënderoj, presidenti Soares, i referohet gjërësisht konkluzioneve të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it në Shqipëri. I bën thirrje opozitës shqiptare që t’i japë fund menjëherë bojkotit e të zërë vendet në parlament. Sikundër presidenti Soares mirëpret vullnetin e mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për hetimin e plotë të zgjedhjeve në respekt të plotë të kushtetutës së vendit dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, theksoi Berisha. Jam këtu, vijoi ai, për të garantuar OSBE-në për vullnetin e plotë të mazhorancës për tu angazhuar në reforma të thella e të gjithanshme me opozitën, për të respektuar të drejtën e saj për komisionin hetimor parlamentar dhe për të hetuar çdo gjë tjetër përveç atyre problemeve të cilat kanë vendosur gjykatat. (Lajmifundit)

META: RAMA KA FRYMËZIME KAOTIKE, NUK BASHKËPUNON ME BERISHËN DHE TOPIN

Zëvendëskryeministri Ilir Meta tha sot se në vend që të bashkëpunojë me kryeministrin, Presidentin dhe komunitetin

ndërkombëtar, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama kalon në frymëzime kaotike që skanë lidhje me një vend demokratik.

“Nuk e di se në cilin vend të Bashkimit Evropian qënkan rihapur kutitë nga një komision parlamentar hetimor pasi çështjet janë mbyllur nga gjykatat”, theksoi Meta.

Ai përshëndeti deklaratat e fundit të presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Me qëndrimet e tij, tha Meta, kreu i opozitës po sfidon ndërkombëtarët dhe kjo është një rrugë e gabuar. (Lajmifundit)

Parashimi i motit per Tiranen