Wednesday, March 10, 2010

Shërbimi i intelligjencës dhe politika e interesave.

Nga Taulant Malaj
Në lëmin e reformave dhe amendimeve që ligjet mbi veprimtarinë e institucioneve të ndryshme të shtetit, duket se SHISH është “viktima” e radhës. Për ta shndërruar në një shërbim i cili i shërben interesave kombëtare dhe mbrojtjes së sigurisë nacionale do të duhej që ky shërbim të raportonte para këshillit të Sigurisë Nacionale. Ky organ do të duhëj të ishte përgjegjës për miratimin e makro-politikave që shërbimi do të ndjekë duke përfshirë këtu edhe ligjshëmërinë e veprimeve dhe metodave që SHISH në vetvete do të duhët të përdorte. Parlamenti, duke qënë se Shqipëria është republikë parlamentare, do të duhet që me ligj të ketë të drejtën e informimit mbi aktivitetet e shërbimit gjë e cila do të duhet të ndodhë në séance të mbyllura përvec rasteve që duhen paraparë në ligj dhe kur natyra e informacionit të prezantuara nuk përbën rrezik për dekonspirimin e veprimeve të institucionit. Në këtë pikë duhet paraparë edhe selektimi i depuetëve, anëtarëve të Komisionit të Sigurisë pasi mund të ndodhë që informacioni të dalë dhe të përdoret për interesa të tjera të ndryshme nga ato të parapara.

Historikisht, shërbimi shqiptar i inteligjencës ka lënë një shije të hidhur jo vetëm për natyrën e veprimtarisë së tij por mbi të gjitha për nivelin e ulët professional të pjestarëve të tij. Pas 1990 ndër veprimet ë para të ndërmarra në kuadër të ndërrimit të sistemit politik ishte edhe “shkatërrimi” i ish-Sigurimit të Shtetit, një institucion i cili i kishte shërbyer me besnikëri pushtetit të 1945-1990. Ndërsa duket si një vëprim krejtësisht i justifikuar, mënyra se si “shndërrimi demokratik” i shërbimit të intelligjencës mori rrugë ishte një ndër gabimet më fatale që ndodhën në Shqipëri. Një shërbim i cili mori vite dhe dekada për tu përgatitur u shkatërruar si një shtëpi prëj letre sa hap e mbyll sytë duke bërë në të njëjtën kohë edhe dekonspirimin e burimeve të informacionit në botë dhe që shërbyen si burime mbështetëse të veprimeve të kundërintelligjencës.

Një ndër elementët kryesorë që duhet pasur parasysh në ndërtimin dhe menaxhimin e shërbimit kombëtar të intelligjences duhet të jetë selektimi mbi një baze të rreptë kërkesash dhe karakteristikash e pjestarëve të saj për të evituar infiltrimin e agjenturave të huaja. Gjatë viteve që nga 1990 pak është bërë në këtë drejtim. Fakti që shërbimet e intelligjencës së vendeve fqinje, por jo vetëm, kanë qënë prezente dhe aktive në Shqipëri flet për një punë të dobët të bërë nga strukturat drejtuese. SHISH, i cili duhet të përfaqësojë bashkimin e ajkës profesionale dhe të cilët udhëhiqen nga interesa kombëtare, u kthye në një ndër institucionet më famëkeqe dhe më të keqpërdorura gjatë 20 viteve të kaluara. Ndikimet dhe sulmet e vazhduara politike ndaj institucionit dhe udhëheqësve të saj kanë treguar se SHISH është një institucion i hapur ndaj ndikimeve politike, gjë e cila bie në kundërshtim të hapur me dokumentin më të rëndësishëm të shtetit-kushtetutën.

Natyrisht, projektligji i ri mbi natyren e shërbimit të inteligjencës përfshin të drejten dhe juridiksionin e SHISH për të vepruar jashtë kufinjve të Shqipërisë në kuadër të shërbimit të kunderinteligjences. Ajo që duket të jetë e pakuptimtë është pre-miratimi I veprimeve të tilla nga ana e kryeministrit te vendit. Duke pasur parasysh se posti i kryeministrit është një funksion politik dhe që ka nja mandat 4 vjecar në rastin me të mirë ngre pikëpyetje në lidhje me autoritetin që i jepet kryeministrit (pavarësisht se kush është ai/ajo) dhe mundesinë e përdorjes politike të SHISH si veprim koretezie ndaj homologëve. SHISH duhet që të mbrojë interesat kombëtare pjesë e një strategjie kombëtare, e cila mungon, dhe që duhet të jetë me efekte kohore më të gjata se 4 vjecare. Duke qënë e tillë është a pakuptimtë një varësi direkte e veprimtarisë së SHISH nga organet egzekutive. i vetmi organ vendimmarrës për SHISH duhet te jetë komiteti i sigurisë kombetare, ku si Presidenti i Republikës ashtu edhe Kryeministri janë pjestarë. Një institucion i tillë në kushtet e një demokracie funksionale dhe të shëndoshë do të siguronte pluralizëm të mendimit, gjithmonë brenda kornizës së strategjisë kombëtare dhe kushtetutës së vendit.

Duket se Neni 9 i projektligjit për ndryshimet “Për Shërbimin Informativ të Shtetit” dhe i cili parasheh që Shërbimi i”nformativ i Shtetit nuk kryen veprimtari të karakterit ushtarak ose policor” është një pararojë e frikës se institucioni dhe organet përbërëse të tij mund të përdoren në sensing negative. Problemi mund të dalë në rastet kur pjestarëve të shërbimit të inteligjencës do u duhet të ndërhyjnë në mënyrë të menjëhershme për të evituar ngjarje që cënojnë sigurinë kombëtare dhe ku pavarësisht natyrës dhe nivelit të bashkëpunimit mes agjencive dhe institucioneve nuk japin kohë për menyrën e veprimit bazuar në këtë projektligj. Ndalimet dhe shoqërimet e personave me interest ë marrjes së infromacionit kërkojnë në shumë raste mos përfshirjen e organeve policore dhe në këtë rast SISH duhet autorizuar me ligj të bëjë ndalime të tilla të cilat në fund të fundit janë pjesë e natyrës policore. Heqja e një të drejte të tillë bën që veprimet e SHISH të kontrollohen në sensin veprues nga Kryeminsitri ndërkohë që për veprimtarinë e tij i duhet të kalojë nëpër korridoret e Ministrise se Rendit i cili është po ashtu i kontrolluar nga nivelet politike.

E gjithë kjo panoramë dhe ndryshimet e bëra në projektligjin që pritet të miratohet cojnë ujë në mullirin e gabuar sepse i japin SHISH një varësi të hapur politike ndërkohë që siguria kombëtare nuk duhet të jetë politikisht e motivuar. Aleancat me shtetet e huaja nuk duhet të jenë fluide dhe që ndryshojnë varësisht nga predispozicioni i një funksionari.

Parashimi i motit per Tiranen