Tuesday, January 29, 2008

Plani kosovaro- ndërkombëtar i sigurisë në kohën e pavarësimit të vendit



Pavarësia bëhet pa bujë dhe në masat të rrepta siguria

Nën masa të rrepta të sigurisë , pa shumë manifestime të ekzagjeruara dhe në një gjendje pothuajse të jashtëzakonshme të pashpallur do të finalizohet akti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës sipas planeve paraprake të sigurisë


SERBEZE HAXHIAJ


Prishtinë 28 janar- Tre mijë ushtarë shtesë të forcave paqeruajtëse do të zbarkojnë në Kosovë për të iu bashkuar 16 mijë trupave të tjerë një natë më herët para se parlamenti të shpallë pavarësinë e vendit. 7000 pjesëtarë të SHPK-së do të jenë 24 orë në të gjitha vendet strategjike ndërkohë që 1000 ushtarë të TMK-së do jenë gati për pjesën civilo-emergjente. 500 policë ndërkombëtarë mund gjithashtu të shtohen nëse 270 policët serbë të SHPK-së zhveshin uniformat dhe u bashkohen forcave serbe nëpër enklava veçanërisht në veri.
Kryeadministratori i Kosovës mund të konstatoj një lloj “gjendje të jashtëzakonshme” veprimi gjithashtu nëse situata tregon shenja të përkeqësimit dhe nëse shërbimi inteligjent i KFOR-it dhe UNMIK-ut ,e sheh të arsyeshme këtë. Situata e kohës së pavarësimit të Kosovës sipas vlerësimit që ka bërë shërbimi inteligjent llogaritet të jetë e shkallës së të mesme të rrezikshmërisë që shkon kah e larta.
Ky është plani akoma i pa detajizuar i policisë vendore e ndërkombëtare , KFOR-it dhe institucioneve të vendit.
Sipas këtij plani një kopje të së cilës e posedon edhe Lajm shtrirja e trupave policore , por më shumë atyre ushtarake do të përqendrohet më së shumti në veriun e Kosovës, në Kosovën qendrore, në kufij dhe në objektet me rëndësi të veçantë kulturore.
Vëzhgim i veçantë i situatës dhe pjesës së lidershpit do të bëhet gjatë lëvizjes së tyre në Prishtinë. Tri pikat më të rëndësishme kufitare të këtij plani do jenë ajo në Leposaviq , në Merdare dhe ajo me Malin e Zi në Kullë.
I gjithë operacioni do të jetë i përqendruar në duart komisarit të policisë dhe komandantit të KFOR-it.
Sipas raportit mbi sigurinë e përgjithshme në Kosovë, mbajtja e rendit, mirëbesimit dhe ngritja e nivelit dhe përgjegjësisë policore në reagime dhe veprime të saja do të varet nga bashkëpunimi në mes SHPK-së, UNMIK-ut, KFOR-it, Sigurimit të UN-it dhe subjekteve tjera të sigurisë.

Pavarësia pa shumë bujë

Perceptimi paraprak në bazë të rrethanave të studiuara ka treguar se segment e sigurisë do të jenë përgjegjës për mbrojtjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare (objektet vitale dhe senzitive), garantimin e lirisë së shprehjes dhe lëvizjes për të gjithë qytetarët, kontrollimi i shfaqjes së turmave ( manifestime gëzimi apo shprehje pakënaqësie, zhvendosje të popullatës etj. ) dhe menaxhimin e situatës nëpër enklava. Po ashtu është me rëndësi që të kontrollohet turma( jo të pengohet) që të mos ketë manifestime të ekzagjeruara ngase ato mund të nxisin incidente.


Objektet e rëndësisë së veçantë dhe liderët

Qendrat regjionale policore duhet të koordinojnë veprimet me ,,Task Forcat” e KFOR-it, përmes ndërlidhësve përkatës, në fushën e sigurisë, në lëvizjen e lirë, në ruajtjen e objekteve vitale etj.
Rëndësi e veçantë do t’u jepet ruajtjes së objektet qeveritare, komunale, shëndetësore, kulturore, fetare, objektet me rëndësi të KEK-ut, zyre ndërlidhëse ndërkombëtare, organizata të huaja të cilat mund të jenë caqe sulmi nga grupe të ndryshme rivale.
Kontroll i rrepat do t’i bëhet infrastrukturës rrugore, urave të rëndësishme për qarkullim, vijave hekurudhore, rrugëve të Aeroporteve, liqeneve/digave ujore etj, brenda rajonit të përgjegjësisë.
Siguria e liderëve do të jetë përgjegjësi e Njësisë së Mbrojtjes së Afërt, e cila planifikon sigurinë dhe përcjellën e personaliteteve (vendore, ndërkombëtare) dhe parasheh rrugë dytësore dhe vend të sigurt për evakuim të tyre.



Kufijtë

Objektit e policisë kufitare dhe sulmet nga grupet të ndryshme janë dy pikat kryesore që ka precizuar plani operativ.
Masa të veçanta duhet të jenë prezentë gjatë tri ditëve para dhe pas shpalljes së pavarësisë për sigurimin e objekteve te policisë kufitare. Në rast nevoje duhet të sigurohen vendkalimeve të përkohshme sipas nevojës, ku të njëjtat aktivizohen me lejimin e komisarit të policisë
Policia dhe KFOR-i koordinon veprimet dhe aktivitetet e nevojshme në zonat e përgjegjësisë me aksent të veçantë në rajonin e Veriut në Portën 1 dhe 31.
Të respektohet në maksimum vendimin i UNMIK-ut 2007/34 për mos lejim të hyrjes ne Kosovë, për personat që dyshohet se janë anëtar të ndonjë organizate apo grupi të klasifikuar që mundë të destabilizojë situatën në Kosovë.

Dikasteri i krimit

Pjesa qendrore i kushtohet komunikimit inteligjent në mënyrë që informatat e ndryshme, me rëndësi të raportohen me kohë në qendrën komanduese të policisë.
Të sigurohen pajisje të mjaftueshme dhe funksionale për fotografim dhe incizim të kryerësve të mundshëm të veprave penale të mundshme, për njësitë përkatëse hetuese . Drejtoria e inteligjencës , krimit të organizuar , terrorizmit dhe forenzika , e kanë për obligim të koordinojnë grupin e hetuesve, prokurorëve dhe gjykatësve në trajtimin e arrestimeve masive të mundshme.
Numri i hetuesve nuk është i mjaftueshëm për këtë situata andaj këto resorë duhet të sigurojnë hetues të mjaftueshëm në rroba civile për mbulimin e ngjarjeve(incidenteve) të ndryshme me metodat dhe taktikat e tyre. Këta janë të obliguar që aktivitetet e dyshimta kriminale t’i raportojnë me kohë.

Njësitë inteligjente

I tërë kapaciteti i pjesës inteligjente gjatë kësaj kohe do të koncentrohet në thithjen e informatave me qëllim të parandalimit të akteve kriminale nga ana e cilitdo qytetar apo grup etnikë që në çfarëdo mase do të rrezikonte qetësinë publike dhe stabilitetin në vend.
Sigurimi inforatave inteligjente sidomos ditën kritike duhet të pasohet më filtrimin e tyre ngase mosverifikimi i tyre mudn të rrezikoj situatën e përgjithshme dhe të sjellë viktima të panevojshme.
Policia e komunitetit (serbë) të angazhohen në bashkëpunim me qytetarët, për të siguruar informata me rëndësi për operacione.
Vëzhgim i veçantë i bëhet pjesës së nyjve e kryesore spitaleve , qendrave poliore , kufijve , PTK-së dhe KEK-ut Aeroportit. Liqeni i Gazivodës , i Batllavës dhe i Badovcit janë poashtu pikat më të nevojshme për t’u mbikqyrur. Por njëjtë ehde rrjetet e ujësjllsve rajonalë. Qendrat sipatoler duhet të shqyrtojnë sigurimin e kapacitetit të dhomave , shtretërve dhe gjakut. Në ndihmë këtyre do të jenë edhe qendrat mjekosre të KFOR-it dhe TMK-së.

KFOR-i

Bazat ushtarake përkatësisht “Task forcat’ ,e KFOR-it, do të jenë në mbështetje të operacionit policor.
Në mënyrë të planifikuar do të mbështesë policinë në operacion, kryesisht me mbajtjen e pikave të kontrollit(PKA) nëpër udhëkryqe dhe rrugë me rëndësi publike.
Do të caktoj ndërlidhësin me qendrën komanduese të SHPP-së dhe planifikon nevojën e reagimit në raste të kërcënimeve me bomba.
Do të koordinoj veprimet dhe aktivitetet e nevojshme me PK&KA, në zonat e përgjegjësisë me aksent të veçantë në rajonin e Veriut në Portën 1 dhe 31.
Forcat e KFOR-it do të jenë të përqendruara në pjesën veriore të vendit dhe në këto pjesë policia do të ketë prezencë më pak në terren dhe përreth kufijve.
Shtimi i trupave bëhet sipas detajeve të situatës dhe për këtë vendos komandanti i kFOR-it. Në qershor i është bërë një kërkesë sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për shtim trupash në rast nevoje. Por numri i trupave të nevojshme do të varet prej rrethanave të cilat ende nuk mund të determinohen qartë.
Tre muajt e ardhshëm sipas vlerësimit të përgjithshëm të situatës trupat ushtarake do të jenë më shumë të përqendruar anë terren më përbërje të njëjtë.

Veprimet operative


Policia në bashkëpunim me UNMIK-un, KFOR-in dhe MPB-në do të koordinoj veprimet nga dhoma operative e cila fillon të krijohet një javë para shpalljes. Nëse paraprakisht informatat për zhvendosjen e popullatës dalin që po realizohen atëherë aktivizohet Qendra Komanduese me personelin e duhur (zyrtar menaxhues, operativ, ndërlidhës, përkthyes, etj.), përndryshe Qendra Komanduese aktivizohet një ditë para shpalljes së statusit .
Komisari ka lëshuar një urdhër për orar të zgjatur të pjesëtarëve të policisë dhe ndërprerjen e të gjitha pushimeve të rregullta vjetore dhe pushimeve të tjera përveç atij mjekësor fillon të hyj në fuqi një ditë para shpalljes.
Nga dy oficerë ndërlidhës do të jenë në mes të UNMIK-ut, Qendrës së Situatave të Kombeve të Bashkuara dhe tek Qendra e përbashkët operative e KFOR-it si dhe një përfaqësues të SHPK-së, në QS të IPVQ-ve.
Përmes Komandave Policore Regjionale do të mbikëqyret situata në teren dhe do bëhet vlerësimi i përgjithshme i sigurisë.
Prej fillimit të javës së parë të shkurtit intenzivisht të bëjë rishikimin e informatave inteligjente të mbledhura dhe në rast nevoje inicion ndryshimin e këtij urdhrit operativ sipas ,,Planit për Alarmim”, dhe të kërkoj masa urgjente duke përdor modelin ,,Ec dhe Bisedo”.
Pastaj zonat e ndjeshme të identifikuara cilat policia nuk ka mundësi t’i mbikëqyrë/kontrollojë, do të jenë përgjegjësi e KFOR-i.
Policët e përfshirë në operacion nuk duhet assesi të krijojnë përshtypje se janë duke i kontribuar zhvendosjes së popullatës nga vendbanimet e tyre, përkundrazi roli i tyre është monitorimi dhe siguria e popullatës së zhvendosur.
Po ashtu në këtë bën pjesë edhe direktivat për zhvendosjen e stafit të UNMIK-ut në veri të vendit dhe familjet e një pjesë të tyre. Po ashtu pjesa e zyrave diplomatike dhe stafit të tyre do të jetë në harmoni me direktivat e KFOR-it.

Pajisjet

Do të jenë katër Njësi te Formuara Policore (NJFP) nga Ukraina, Pakistani, Rumania dhe Polonia të cilat do të angazhohen sipas vendimit të Kryesuesit të Operacionit. Këto njësi do të qëndrojnë në gjendje gatishmërie në bazat e tyre.
UNMIK-, përveç pajisjeve për mbrojtje individuale do të kenë edhe pajisje për mbrojtje Grupore. Këto të fundit do ti përdorë vetëm me leje të kryesuesit të operacionit, përmes kërkesës së komandantit Taktik, kundrejt situatës. Përjashtim kanë situatat kritike (të jashtëzakonshme) kur sigurimi i lejes së tillë do të paraqite vonesë dhe pasojat në dëme të pasurisë, lëndime të rënda trupore, viktima civile apo policore do të ishin të mëdha.
Policia aktualisht posedon pjesën më të madhe të pajisjeve përveç maskave kundër gazit të cilat nuk janë të mjaftueshme. PSSP në rast nevoje aprovon përdorimin e buxhetit rezervë.

Përdorimit i forcës

Nëse në çfarëdo rrethane të krijuar është përdorë cilado forcë policore (jo-vdekjeprurëse apo vdekjeprurëse) me apo pa leje të dhomës komanduese është e obliguar që menjëherë të raportohet në dhomën operative dhe qendrat komanduese regjionale përkatëse .
Të gjitha pajisjet për përdorimin e forcës, janë nën përgjegjësinë e komisarit dhe ato do të përdorën në realizimin e qëllimeve policore vetëm me urdhër të tij: gazi lotsjellës,topi i ujit, armët e zjarrit (të dorës dhe me tyta të gjata) dhe municione jo-vdekjeprurëse pasivizuese.

Trafiku rrugor e ajror

Linjat e fluturimeve ajrore do të kontrollohen në detaje dhe jo të gjitha kompanive do iu lejohet realizimi i fluturimeve nëse vërehet se niveli i rrezikut është prezentë. Koordinimi do të bëhet së bashku me KFOR-in dhe shtet përkatëse.
Trafiku rrugore do të jetë i kontrolluar në të gjitha linjat dhe do të raportohet vazhdimisht për lokacionin dhe drejtimin e lëvizjes së të zhvendosurve, numrin e mjeteve transportuese dhe popullatës në to. Gjithashtu do të planifikohen rrugët dhe rrugicat alternative për nevoja të situatës dhe qarkullim të komunikacionit, në rast të bllokimit të rrugëve kryesore.

Aspketi adminsitrativ - financiar

Në rast nevoje policia mund të ketë një fonde të veçantë që mbështet realizimin e operacioneve me mjete të nevojshme logjistike. Do të sigurohen pajisje rezervë të mjaftueshme për ato mjete të cilat janë më të ndieshme dhe të nevojshme gjatë operacionit.
Poashtu duhet formohen ekipet për mirmbajtje dhe funksionim me sukses të sistemit të komunikimit (telefon, radiolidhje, internet.etj). Kujdes të shtuar t’i ipet pikave strategjike të komunikimit policor.
Duhet gjithashtu të shqyrtoj mundësinë e reagimit emergjent në rast të shpërthimit të zjarreve në pronën e policisë .
Auto-Flota të siguroj automjete funksionale për transportin zyrtarë, për tërheqje të makinave dhe ti formoj ekipet mobile për riparime të nevojshme.

Parashimi i motit per Tiranen