Thursday, December 11, 2008

AKT-AKUZA NDJA LULZIM BASHES

Lulzim Basha ka “mashtruar” qeverinë për Durrës-Kukës. Ky fakt bëhet publik për herë të parë nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila zyrtarizon akuzat ndaj ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha dhe ish-vartësit të tij, Andi Toma, dhe bën publike kërkesën për gjykim, të dorëzuar në Gjykatën e Lartë.

Sipas prokurorit Arben Kraja, nga dy të akuzuarit për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera” janë paraqitur argumente të rreme para Këshillit të Ministrave për nevojën e përzgjedhjes së një konsulenti të huaj. Gjatë hetimit 17-mujor, prokuroria ka konstatuar se ish-numri një i dikasterit të Transporteve, ka ndikuar direkt në përzgjedhjen e “Ecorys Group”, si firmë fituese për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, si një preferencë të tijën.

Unë, Arben Kraja Prokuror në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, pas përfundimit të hetimeve paraprake të procedimit penal Nr.1, viti 2007, ju paraqes për gjykim të pandehurit :
Lulzim Basha, i biri i Xhelalit dhe i Remzies, i datëlindjes 12.06.1974, lindur në Tiranë dhe banues në adresën Rruga “Demir Gashi”, Nr.1, Tiranë, me arsim të lartë Juridik, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me gjendje civile i martuar, me gjendje gjyqësore i padënuar, në gjendje të lirë, i mbrojtur nga avokat Zef Nikaj.
Andi Toma, i biri i Luigjit dhe i Luizës, i datëlindjes 16.12.1969, lindur në Tiranë dhe banues në Rrugën “Muhamet Gjollesha”, Kulla Nr.1, Tiranë, me arsim të lartë Matematikë dhe Juridik, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me gjendje civile i martuar, me gjendje gjyqësore i padënuar, në gjendje të lirë, i mbrojtur nga avokat Genci Gjokutaj.
Të akuzuar për kryerjen e veprave penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal dhe shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
Nga hetimet paraprake të këtij procedimi penal ka rezultuar se :
Me datë 09 Mars 2007 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar kryesisht procedimin penal Nr.893 për veprën penale të shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim, vepër penale e parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal dhe që bën fjalë për shkelje të kryera nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit gjatë financimeve të kryera për ndërtimin e rrugëve të ndryshme kombëtare me fonde publike, dhe në mënyrë të veçantë për fondet e përdorura në ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, ndërtimin e rrugës paralele Tiranë-Vorë Loti 2 dhe ndërtimin e rrugës Lin-Pogradec.
Me datën 6 Shtator 2007, i është njoftuar akuza “shpërdorim detyre në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 248 e 25 të Kodit Penal shtetasve Lejla Saraçi, me detyrë ish-Drejtore e Përgjithshme e Rrugëve dhe Andi Toma, me detyrë ish-Drejtor i Drejtorisë Shërbimeve Juridike në Ministri. Ndërsa shtetasit Armand Teliti, me detyrë ish-Zv. Ministër, i është njoftuar e njëjta akuzë me datën 7 Shtator 2007.
Akuza e ngritur ndaj këtyre personave ka të bëjë me faktin se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe ish-Ministrin e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Lulzim Basha kanë kryer veprime të kundraligjshme gjatë procedurave të ndjekura për prokurimin e fondeve publike për ndërtimin e segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë.
Me datën 7 Shtator 2007 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur ndarjen nga procedimi penal Nr.893, të materialeve që bëjnë fjalë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 të Kodit Penal me objekt ndërtimi i rrugës paralele Tiranë-Vorë Loti Nr.2 dhe ndërtimi i rrugës Lin-Pogradec, si procedim më vete, me numër 893/1 dhe po me datën 7 Shtator 2007, ka marrë vendim për shpalljen e moskompetencës në procedimin penal Nr.893 të vitit 2007. Në vendim arsyetohet se përveç personave të akuzuar deri tani, rezulton se duhet ushtruar ndjekja penale edhe ndaj zotit Lulëzim Basha, i cili është deputet dhe si i tillë kompetencën për hetimin ndaj tij e ka Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.
Me datën 13 Shtator 2007 Prokurori i Përgjithshëm ka vendosur regjistrimin e procedimit penal Nr.893 datë 09.03.2007 të Prokurorisë Tiranë në Regjistrin e Procedimeve Penale pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, si procedimi penal Nr.1 i vitit 2007.
Me datën 27 Shtator 2007 është vendosur regjistrimi i emrit të shtetasit Lulëzim Basha në Regjistrin e Procedimeve Penale pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.
Me datën 15 Tetor 2007 Prokurori i Përgjithshëm i ka kërkuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë autorizim për procedim penal ndaj deputetit Lulëzim Basha.
Me vendimin Nr.152 datë 27.12.2007 Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur “Dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit Lulzim Basha, kërkuar nga Prokurori i Përgjithshëm.”
Ngjarja objekt hetimi ka ndodhur në rrethanat e përshkruara më poshtë :
Në fund të vitit 2003 Këshilli Kombëtar i Rrugëve ka miratuar një vendim për përcaktimin e variantit optimal të aksit rrugor Durrës-Kukës-Morinë. Nga alternativat e paraqitura është miratuar alternativa Nr.3 me kalimin Milot-Rrëshen-Reps-Thirrë-Kalimash-Kukës-Morinë, me gjatësi 117 km dhe me gjerësi 4 korsi.
Gjatë vitit 2006, kanë filluar procedurat për përcaktimin e subjekteve që do ndërtojnë këtë aks rrugor nga Miloti deri në Morinë.
Ndërtimi i segmentit Milot-Rrëshen me gjatësi 26 km (2 vija kalimi) është financuar nga një kredi e Bankës Botërore. Ky segment, për efekt prokurimi, është ndarë në tre lote dhe janë zhvilluar procedura prokurimi “Tender i hapur ndërkombëtar”, për të tre lotet. Procedurat e përzgjedhjes së subjekteve që po ndërtojnë këtë rrugë janë kryer bazuar në rregullat e Bankës Botërore.
Ndërtimi i segmentit Rrëshen-Kalimash me gjatësi 60.1 km (4 vija kalimi) është financuar nga buxheti i shtetit. Ky segment është ndarë në tre lote, të cilat janë prokuruar si një lot i vetëm. Procedurat e përzgjedhjes së subjektit ndërtues janë kryer bazuar në disa kritere të përcaktuara me VKM Nr.481 datë 14.06.2006 dhe të negocimit të çmimit e të planit të punimeve me subjektin e klasifikuar si i pari.
Ndërtimi i segmentit Kalimash-Rexhepaj me gjatësi 5.6 km (4 vija kalimi) është financuar nga një kredi e Bankës Islamike për Zhvillim. Procedura e përzgjedhjes së subjektit ndërtues ka qenë “Tender i hapur ndërkombëtar”, bazuar në procedurat e Bankës Islamike të Zhvillimit.
Ndërtimi i segmentit Rexhepaj-Kukës-Morinë me gjatësi 23 km (4 vija kalimi) është financuar nga buxheti i shtetit. Ky segment, për efekt prokurimi, është ndarë në 7 lote. Procedurat e prokurimit për të gjitha lotet janë “Tender i hapur”, bazuar në ligjin shqiptar për prokurimet.
Objekt hetimi i procedimit penal ka qenë procedura e ndjekur për përzgjedhjen e subjektit që po ndërton segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash, pjesë e rrugës Durrës-Kukës-Morinë.
Ndërtimi i segmentit Rrëshen-Kalimash me gjatësi 60.1 km, me 4 vija kalimi, është financuar nga buxheti i shtetit. Ky segment është ndarë në tre lote: Rrëshen-Reps, Reps-Thirra dhe Thirra-Kolsh, të cilat janë prokuruar si një lot i vetëm. Për ndërtimin e këtij segmenti rrugor është zgjedhur si konsulent i Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe
Telekomunikacionit dhe i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve shoqëria “Ecorys Group”. Një komision ndërkombëtar ka përzgjedhur me datën 4 Gusht 2006 si subjekt ndërtues të këtij segmenti rrugor shoqërinë Bechtel-Enka. Me shoqërinë Bechtel-Enka është lidhur kontrata për ndërtimin e segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash. Kontrata është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe ka hyrë në fuqi me datën 6 tetor 2006. Bazuar në këtë kontratë kosto e synuar për ndërtimin e këtij segmenti rrugor është 418. 333.985 Euro. Në këtë vlerë nuk është përfshirë TVSH. Kosto e synuar është përcaktuar si rezultat i shumëzimit të çmimeve për njësi, me volumet e përafërta të punimeve. Kjo metodë është përdorur sepse nuk kishte një projekt të përfunduar të rrugës që do të ndërtohej dhe punimet e ndërtimit të rrugës do të bëheshin njëkohësisht me projektimin e saj.
Përzgjedhja e shoqërive projektuese është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve me tender të hapur ndërkombëtar. Janë shpallur fituese shoqëria italiane Italconsult për seksionin 2 (Reps-Thirra) dhe shoqëria franceze Scetauroute për seksionin 1 (Rrëshen-Reps) dhe seksionin 3 (Thirra-Kolsh). Kontratat me këto subjekte janë lidhur në muajin Shtator 2006 me një afat 7 mujor për përfundimin e projektit. Projektet janë përfunduar në fillim të vitit 2008, kjo sepse është punuar me metodën ndërto dhe projekto njëkohësisht. Sipas projektuesve kjo metodë ka sjellë vonesën në përfundimin e projektit në afat për faktin se projektimi zhvillohej pjesë-pjesë, bazuar në kërkesat e kontraktorit.
Supervizioni i punimeve fillimisht është bërë nga projektuesit për segmentet e rrugës që ishin kontraktuar të projektonin. Kjo sepse kontrata me shoqërinë ndërtuese Bechtel-Enka është lidhur pa përfunduar procedurat e përzgjedhjes së supervizorit. Në muajin Shtator 2007 ka përfunduar procedura e tenderit ndërkombëtar për përzgjedhjen e shoqërisë supervizore, duke përcaktuar si të tillë shoqërinë kroate IGH. Kjo shoqëri vazhdon detyrën e supervizorit për gjithë segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash deri në përfundim të punimeve.
Kontrata me shoqërinë Bechtel-Enka është miratuar me 6 Tetor 2006, ndërsa dorëzimi i shesheve të ndërtimit kontraktorit Bechtel-Enka, për tre seksionet e kësaj rruge është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve si më poshtë:
Seksioni 1, Rrëshen-Reps me datën 10 Prill 2007; Seksioni 2, Reps-Thirrë me datën 3 Prill 2007 dhe Seksioni 3, Thirrë-Kolsh me datën 10 Prill 2007. Pra realisht punimet për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash kanë filluar nga muaji Prill 2007.
Deri në momentin e dorëzimit të shesheve të ndërtimit, 10 Prill 2007, janë paguar paradhënie shoqërisë Bechtel-Enka në shumën 95 986 799 Euro, si dhe janë paguar punime të kryera bazuar në situacione në shumën 20 427 257 Euro.
Deri me 10 Shtator 2008 janë paguar shoqërisë Bechtel-Enka për punime të kryera 416 548 117 Euro (bashkë me TVSH). Bazuar në të dhënat e projektit përfundimtar vlera e përgjithshme që do paguhet në favor të shoqërisë Bechtel-Enka për përfundimin e punimeve është 867 695 022 Euro (bashkë me TVSH).
Pagesat e kryera deri tani janë përballuar nga buxheti i shtetit si dhe nga një kredi tregtare që ka marrë qeveria shqiptare.
Kredia tregtare është marrë nga ALPHA BANK, A.E., NATIONAL BANK OF GREECE, S.A. si rregullues dhe ALPHA BANK, A.E., dega Londër, si agjent, për shumën 230 milionë euro për financimin e projektit të rrugës Rrëshen–Kalimash. Marrëveshja e kredisë është miratuar nga Kuvendi Shqipërisë në Prill 2008. Interesat që do paguhen për këtë kredi janë 139 916 400 Euro, plus tarifa dhe shpenzime të tjera në shumën 3 270 000 Euro.
Bazuar në konkluzionet e aktit të ekspertimit rezulton se vlera e përgjithshme që do t’i kushtojë shtetit shqiptar ndërtimi i rrugës Rrëshen-Kalimash 60.1 km e gjatë, me katër vija kalimi (përfshirë tunelet) është 1 027 536 635 Euro. Kjo shumë përbëhet si më poshtë: (Tabela 1)
Vlera e synuar e kontratës së lidhur me shoqërinë Bechtel-Enka pas përfundimit të projektit ka arritur nga 418 333 985 Euro, në shumën 723 079 185 Euro. Pra shtesa është 304 745 200 Euro më shumë, ose rreth 73 % të vlerës së kontratës fillestare. Kjo shtesë ka ardhur për disa arsye si më poshtë :
1. Nga ndryshimi i disa çmimeve për njësi në rritje dhe shtimi i dy zërave të paparashikuara në kontratë në shumën 1 762 641 Euro.
2. Nga ndryshimi i kategorisë së gërmimeve në tunel dhe shtimi i disa punimeve të paparashikuara në kontratë (galeri lidhëse të tuneleve) në shumën 82 791 387 Euro.
3. Nga llogaritja e saktë e volumeve të punës pas përfundimit të projektit në shumën 220 191 172 Euro.
Ekspertët kanë llogaritur koston mesatare për 1 m2 rrugë dhe për 1 m2 ura, duke përjashtuar koston e tunelit dhe TVSH, për rrugët Rrëshen-Kalimash dhe Kalimash-Morinë. Rezulton se në segmentin Rrëshen-Kalimash kosto mesatare për 1 m2 rrugë është 266.4 Euro/m2, ndërsa kosto mesatare për 1 m2 ura është 1293 Euro/m2. Ndërsa në segmentin Kalimash-Morinë kosto mesatare për 1 m2 rrugë është 140 Euro/m2 dhe për 1 m2 ura është 720 Euro.
Duke shumëzuar diferencën e kostos për m2 rrugë dhe m2 ura me sipërfaqen e përgjithshme të rrugës dhe urave sipas projektit të miratuar për segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash, ekspertët kanë llogaritur një diferencë për rrugën 177 075 500 Euro dhe për urat 54 934 083 Euro. Në total kemi një diferencë 232 009 583 Euro, që kosto e rrugës dhe urave në segmentin Rrëshen-Kalimash kanë kushtuar më shumë se kosto e rrugës Kalimash-Morinë.
Janë krahasuar çmimet për njësi të aplikuara në kontratën e lidhur me shoqërinë Bechtel-Enka me çmimet për njësi të aplikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në kontratat e lidhura me shoqëritë që po ndërtojnë segmentin Kalimash-Morinë. Ekspertët kanë arritur të krahasojnë 25 zëra punimesh të njëjta, të parashikuara në kontratën e lidhur me shoqërinë Bechtel-Enka dhe në kontratat e lidhura me shoqëritë që po ndërtojnë segmentet rrugore nga Kalimashi në Morinë. Janë përjashtuar nga krahasimi punimet në tunel dhe disa zëra punimesh që parashikohen në kontratën me Bechtel-Enka dhe nuk parashikohen në kontratat me shoqëritë e tjera, si të pakrahasueshme. Rezulton se çmimet për njësi të aplikuara në kontratën e lidhur me shoqërinë Bechtel-Enka janë shumë më larta se ato të aplikuara me shoqëritë e tjera. Ekspertët, duke shumëzuar diferencën e çmimeve për njësi me volumet e punës sipas projektit përfundimtar të rrugës Rrëshen-Kalimash, kanë llogaritur një shumë prej 114 851 604 Euro. Kjo shumë përbën favorizim dhe pagesë të kundraligjshme në favor të shoqërisë Bechtel-Enka dhe nga ana tjetër dëm financiar për buxhetin e shtetit shqiptar.
Çmimet për njësi të krahasuara nga ekspertët dhe diferencat përkatëse paraqiten në mënyrë të detajuar në tabelën Nr.1, bashkëngjitur.
Bazuar në konkluzionet e aktit të ekspertimit rezulton se sipas projektit të miratuar për rrugën Rrëshen-Kalimash, 25 zërat e punimeve të krahasuara, kapin një vlerë në total prej 316 008 407 Euro. Nga kjo shumë rezulton se 114 851 604 Euro është paguar në kundërshtim me ligjin shoqëria Bechtel-Enka, ose në përqindje 36%. Ky favorizim i shoqërisë Bechtel-Enka dhe nga ana tjetër dëm financiar për buxhetin e shtetit ka ardhur si rezultat i aplikimit në kontratën e lidhur me shoqërinë Bechtel-Enka të çmimeve për njësi të imponuara nga shoqëria Bechtel-Enka, pa një analizë të strukturës së kostos, dhe si rrjedhim të pajustifikuara.
Shoqëria Bechtel-Enka ka deklaruar aktivitet në organet tatimore për vitin 2006 dhe vitin 2007 si më poshtë : (Tabela 2)
Rezulton se shoqëria Bechtel-Enka ka pasur për vitin 2006 një normë fitimi (rentabilitet) rreth 69 % dhe për vitin 2007 një normë fitimi (rentabilitet) rreth 44%. Llogaritja normës së fitimit për secilin nga vitet fiskale është bërë fitim/të ardhura.
Ekspertët me të njëjtën metodë kanë krahasuar çmimet për njësi të aplikuara me shoqërinë Bechtel-Enka, me çmimet për njësi që ka aplikuar Banka Botërore në kontratën e lidhur për ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Rrëshen. Janë arritur të krahasohen 19 zëra punimesh të njëjta dhe rezulton një diferencë prej 87 516 787 Euro më shumë në favor të shoqërisë Bechtel-Enka.
Me të njëjtën metodë janë krahasuar nga ekspertët çmimet për 15 zëra punimesh me çmimet që përdoren nga një kompani ndërtuese në Milano (çmime të shtatorit 2008) dhe rezulton një diferencë në shumën 24 477 651 Euro në favor të shoqërisë Bechtel-Enka.
Nga analiza e provave të administruara nga prokuroria në lidhje me ngjarjen e përshkruar më sipër u vendos të pushohej akuza për mungesë provash, bazuar në neni 328/1 germa “dh” e Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të pandehurve Armand Teliti dhe Lejla Saraçi dhe rezultoi se të pandehurit Lulzim Basha dhe Andi Toma, në bashkëpunim kanë kryer veprat penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal dhe shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
Vepra penale e shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal është kryer nga të pandehurit Lulzim Basha dhe Andi Toma gjatë procedurave të ndjekura për përzgjedhjen e shoqërisë konsulente Ecorys Group, në rrethanat e përshkruara më poshtë :
Përzgjedhja e shoqërisë Ecorys Group është bërë drejtpërdrejt nga Ministri Lulzim Basha dhe të gjitha aktet për t’i dhënë formë ligjore kësaj përzgjedhje janë hartuar nga Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike Andi Toma.
Përzgjedhja e konsulentit Ecorys Group nga shtetasit Lulzim Basha dhe Andi Toma është bërë në kundërshtim me nenin 17/3 të ligjit “Për prokurimin publik”, dhe në kundërshtim me Udhëzimin KM Nr.1 datë 01.01.1996 Për prokurimin publik”, pika 3 e kapitullit 1 dhe pika 2/dh e kapitullit 2.
Bazuar në propozimin e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit e Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin Nr.158 datë
15.03.2006. Ky vendim lejon Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve të përdorë procedurat e prokurimit të Bankës Botërore për të përzgjedhur subjektin që do bëjë projektimin e rrugës Rrëshen-Kalimash si dhe do hartojë dokumentacionin për organizmin e tenderit të përzgjedhjes së subjektit që do të ndërtojë këtë segment rrugor. Procedurat e prokurimit janë hapur me datën 24 Mars 2006 për tre prokurime të veçanta, bazuar në tre lotet që ishte ndarë ky segment rrugor.
Me datën 4 Gusht 2006 të gjithë subjekteve pjesëmarrës në këto tre tendera i janë dërguar modifikime në termat e referencës, të cilat kishin të bënin me faktin që subjektet në vazhdim nuk do të përgatisnin dokumentet e tenderit për ndërtimin e rrugës, sepse kontraktori i punimeve ishte duke u përzgjedhur në një mënyrë tjetër. Procedura ka vazhduar me përcaktimin subjekteve që do realizonin projektin e rrugës Rrëshen-Kalimash.
Me datën 27 Qershor 2006 Martin Humphreys, specialist në Departamentin e Infrastrukturës për Evropën dhe Azinë Qendrore në Bankën Botërore, i dërgon një e-mail Ministrit Lulzim Basha. Në e-mail thuhet se “bazuar në vizitën time në Tiranë dhe bisedën tonë rreth seksionit qendror të rrugës Milot-Morinë, unë kam biseduar me disa kolegë dhe po të dërgoj emrat e referencat e disa subjekteve”. Më poshtë renditen të dhënat e kontaktit për 5 shoqëri të ndryshme, njëra nga të cilat është Ecorys Nederland BV.
Me datën 6 Korrik 2006 Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Lulzim Basha dërgon për mendim në Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Financave dhe Agjencinë e Prokurimit Publik një projekt-vendim të Këshillit të Ministrave, termat e referencës dhe relacionin shoqërues, me objekt “Për lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të
përdorë procedurën prokurim i drejtpërdrejt, me konsorciumin ndërkombëtar Ecorys Group, për shërbim konsulence në përgatitjen e termave të prokurimit/konkurimit ndërkombëtar, vlerësimin, përzgjedhjen dhe negocimin e kontratës për të ndërtuar seksionin qendror të autostradës Durrës-Kukës-Morinë.” Vlera që do t’i paguhej konsulentit për shërbimin që do kryente ishte parashikuar në projekt-vendim 180 mijë USD.
Agjencia e Prokurimit Publik me datën 7 korrik 2006 i kthen përgjigje se “Në materialin tuaj mungon relacioni i hollësishëm i përllogaritjes së fondit limit, arsyet e përzgjedhjes së këtij konsorciumi dhe dokumentacioni ligjor i tij. Pas plotësimit të materialit do të paraqesim mendimin tonë.”
Me datën 7 Korrik 2006 Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Lulzim Basha dërgon në Këshillin e Ministrave për miratim projekt-vendimin e mësipërm, pa pritur përgjigjet zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik dhe Ministria e Financave.
Me datën 10 Korrik 2006 Këshilli Ministrave miraton vendimin qarkullues Nr.460 me anë të cilit lejon Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve të përdorë procedurën “prokurim i drejtpërdrejt” me shoqërinë Ecorys Group me vlerë 180 mijë USD.
Me datën 10 Korrik 2006 Ministrit Lulzim Basha i vjen një faks nga Patricia de Jonge, punonjëse finance në Ecorys. Në të, ndër të tjera, thuhet “I dashur Ministër Lulzim Basha, bashkëlidhur po ju dërgoj propozimin tonë financiar shërbime konsulence për përzgjedhjen e kontraktorit për punimet ndërtimore në rrugën Rrëshen-Kalimash”. Në faqen e dytë të fax. ndër të tjera thuhet “I dashur zoti Basha, në vijim të kërkesës tuaj, siç diskutuam në telefon po ju paraqes propozimin tonë financiar për shërbime konsulence lidhur me përzgjedhjen e kontraktorit për punimet ndërtimore në rrugën Rrëshen-Kalimash. Në fund jepet dhe shuma 180 mijë USD, si shumë totale për realizimin e detyrës. Oferta është firmosur nga Marcel Van Den Broek, me detyrë Drejtor i Financës së Ecorys.
Me datën 11.07.2006 Gertjan Veshaj, Drejtori Kabinetit të Ministrit Lulzim Basha, dërgon me porosi të Ministrit në Agjencinë e Prokurimit Publik ofertën financiare të paraqitur nga Ecorys me faksin e datës 10 Korrik 2006. Agjencia e Prokurimit Publik me datën 12 Korrik 2006 i kthen përgjigje se “Edhe njëherë ju sqarojmë se në materialin tuaj mungojnë: relacion i hollësishëm i përllogaritjes së fondit limit, në të cilin duhet të trajtohen ofertat e dhëna nga disa kompani prestigjoze të fushës së prokurimit; arsyet e përzgjedhjes së këtij konsorciumi nga kompanitë e tjera të cilat kanë dhënë ofertat e tyre; dokumentacioni ligjor i këtij konsorciumi.”
Me datën 14 Korrik 2006 Ministri i Financave kthen përgjigje shkresës së datës 6 korrik 2006 të Ministrit Lulzim Basha. Në shkresë ndër të tjera thuhet se “projekt-vendimi i paraqitur nuk plotëson kriteret e përcaktuara në nenin 17, pika 3 të ligjit Nr.7971 datë 26.07.1995 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar”.
Relacioni që shoqëron projekt-vendimin është përgatitur nga Andi Toma dhe firmosur nga Lulzim Basha dhe është dërguar për miratim në Këshillin e Ministrave së bashku me projekt-vendimin përkatës.
Në relacion për të argumentuar nevojën e përzgjedhjes së konsulentit ndërkombëtar Ecorys Group, thuhet se: “Kufizimet në kapacitete të njësive publike përgjegjëse për sektorin e infrastrukturës sjellin si domosdoshmëri angazhimin e një kompanie konsulente, me ekspertë të pavarur teknikë, financiarë dhe ligjorë për të asistuar MPPTT/DPRR-në në të gjitha fazat e këtij procesi specifik. Detyra e këtij grupi konsulentësh përfshin dhënien e konsulencës teknike, ligjore dhe financiare për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit (MPPTT)/ Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve (DPRr) në përgatitjen e termave të prokurimit/konkurimit ndërkombëtar, vlerësimin, përzgjedhjen dhe negocimin e kontratës.”
Rrethanat e cituara më sipër dhe të paraqitura në relacion nuk janë reale. Këshillit të Ministrave i janë paraqitur rrethana të rreme në lidhje me nevojën e përzgjedhjes së një konsulenti ndërkombëtar. Kjo për faktin se Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrit Lulzim Basha kishte miratuar katër muaj më parë, VKM Nr.158 datë 15.03.2006. Ky vendim lejonte Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve të përdorë procedurat e prokurimit të Bankës Botërore për të përzgjedhur subjektin që do bëjë projektimin e rrugës Rrëshen-Kalimash si dhe do hartojë dokumentacionin për organizmin e tenderit të përzgjedhjes së subjektit që do të ndërtojë këtë segment rrugor. Pra kishte filluar procedura e përzgjedhjes së shoqërisë që do të bënte projektin dhe termat teknike të prokurimit për përzgjedhjen e shoqërisë ndërtuese. Ky fakt me dashje nuk është paraqitur në relacionin që shoqëron projekt-vendimin për të justifikuar prokurimin e drejtpërdrejt me shoqërinë Ecorys Group.
Ne relacionin që shoqëron projekt-vendimin, për të argumentuar nevojën e miratimit të një prokurimi të drejtpërdrejt me shoqërinë konsulente Ecorys Group, thuhet gjithashtu: “Duke pasur parasysh rëndësinë e veçantë të aksit Durrës-Kukës-Morinë, ndërtimi i të cilit në një afat sa më të shpejtë përbën një objektiv prioritar për qeverinë, si dhe kushtëzuar nga vështirësitë specifike të ndërtimit të kësaj rruge në kushte tejet të vështira territoriale, bëhet i domosdoshëm angazhimi sa më i shpejtë i një kontraktori potencial ndërkombëtar për fillimin e punimeve të ndërtimit në kohë të këtij segmenti të autostradës Durrës-Kukës-Morinë. Në këtë kontekst është nevojshme dhe dobishme që procedura e përzgjedhjes së konsulentit të realizohet në formë prokurimi të drejtpërdrejt, procedurë që i përgjigjet në mënyrën më efikase rastit specifik në fjalë.”
Duke vlerësuar sa thuhet në relacion përsëri Këshillit të Ministrave i paraqitet një situatë e jo e vërtetë për të justifikuar lidhjen e kontratës së drejtpërdrejt me shoqërinë Ecorys Group. Kjo për faktin se nga hetimi është provuar se megjithëse kontrata me shoqërinë Bechtel-Enka është lidhur me datën 6 Tetor 2006, realisht dorëzimi i shesheve të ndërtimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve është bërë në fillim të muajit Prill 2007. Pra pas gjashtë muajve pas lidhjes së kontratës shoqëria Bechtel ka arritur të marrë në dorëzim sheshet e ndërtimit për të filluar punën. Kjo tregon se urgjenca për të përzgjedhur me prokurim të drejtpërdrejt shoqërinë Ecorys Group dhe më pas shoqërinë ndërtuese të rrugës, nuk ka qenë e justifikuar. Ka qenë plotësisht e mundur të vazhdonin normalisht procedurat e miratuara më VKM Nr.158 datë 15.03.2006 dhe shoqëritë e përzgjedhura në tender të paraqisnin dhe dokumentacionin teknik për organizimin e tenderit të përzgjedhjes së ndërtuesit të rrugës Rrëshen-Kalimash.
Rezulton se argumentet e paraqitura nga Ministri Lulzim Basha dhe Drejtori i Shërbimeve Juridike në ministri Andi Toma për nevojën e një konsulenti të huaj dhe realizimin e një prokurimi të drejtpërdrejt me të, në relacionin e paraqitur Këshillit të Ministrave kanë qenë të rreme. Rrethanat e rreme të paraqitura në relacion për të justifikuar përzgjedhjen e një konsulenti ndërkombëtar, me prokurim të drejtpërdrejt përbëjnë veprime të kundraligjshme, sepse janë në kundërshtim me ligjin Nr.7971 datë 26.07.1995 “Për prokurimin publik”, neni 17/3, germa “a”, ku thuhet se në rastet e prokurimit të drejtpërdrejt enti prokurues duhet të paraqesë kërkesë për përdorimin e procedurës së zgjedhur të prokurimit dhe argumentet përkatëse për zgjedhjen e kësaj procedure.
Në relacionin që shoqëron projekt-vendimin, për të justifikuar përzgjedhjen e shoqërisë Ecorys Group thuhet: “Ecorys Group është përzgjedhur nga një listë prej pesë kompanish konsulente të sugjeruara nga ekspertë të Bankës Botërore. Kjo përzgjedhje është bërë në bazë të disponibilitetit të demonstruar në referim të afatit të kërkuar për realizimin e shërbimit të konsulencës, si dhe kapaciteteve profesionale dhe performancës të suksesshme të kësaj kompanie në eksperienca të këtij lloji, ç’ka krijon besueshmërinë e kësaj kompanie për realizimin me sukses të objektit të prokurimit.”
Nga hetimi është provuar se nuk ka asnjë dokument që të provojë se kush zyrtar shqiptar ka komunikuar me pesë shoqëritë e përmendura, çfarë bisedimesh janë bërë, përse ishte Ecorys Group me e mira prej tyre, përse shoqëritë e tjera nuk kanë pasur mundësi të realizonin detyrën, etj. Pra duket qartë se shoqëria Ecorys Group është favorizuar në krahasim me shoqëritë e tjera.
Paraqitja e rrethanave të rreme në relacion në lidhje me mënyrën e përzgjedhjes së shoqërisë konsulente Ecorys Group, është në kundërshtim me ligjin Nr.7971 datë 26.07.1995 “Për prokurimin publik”, neni 17/3, germa “b”, ku thuhet se “Lejimi i procedurës së prokurimit të drejtpërdrejt duhet të shoqërohet me motivimin e entit prokurues për përzgjedhjen e kandidatit ose të kandidatëve që do marrin pjesë në prokurim publik.”
Llogaritja e fondit limit për pagesën e shoqërisë Ecorys Group është bërë në kundërshtim me ligjin. Nga hetimi është provuar se shuma 180 mijë USD e vendosur për të paguar shoqërinë Ecorys Group është paraqitur tek Ministri Lulzim Basha me faks nga vetë shoqëria konsulente, pas kundërshtimit të bërë me shkresë nga Agjencia e Prokurimit Publik. Pra rezulton se në momentin kur ishte dërguar për miratim projekt-vendimi, së bashku me relacionin përkatës, nga Ministria Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit nuk kishte asnjë llogaritje të fondit limit që ishte propozuar për t’u miratuar.
Këto veprime të kryera nga shtetasit Lulzim Basha dhe Andi Toma janë në kundërshtim me Udhëzimin e Këshillit të Ministrave Nr.1 datë 01.01.1996, i cili ka dalë në zbatim të ligjit Nr.7971 datë 26.07.1995 “Për prokurimin publik”. Në pikën 3 të Kapitullit I të Udhëzimit thuhet se: “Përcaktimi i fondit limit argumentohet nga enti prokurues dhe bëhet në bazë të çmimeve të publikuara nga INSTAT dhe institucionet e tjera shtetërore, përkatëse. Për çmimet e papublikuara, përcaktimi i fondit limit të bëhet në bazë të përvojës së mëparshme të entit prokurues ose sipas testimit të tregut. Nëqoftëse këto të dhëna nuk sigurohen nga burimet e mësipërme, enti prokurues mund të përdorë publikimet ndërkombëtare.” Ndërsa në pikën 2, germa “dh” të Kapitullit II të këtij udhëzimi thuhet se: “Kur enti prokurues përdor procedurën Prokurim i Drejtpërdrejt, hyn në marrëdhënie dhe kërkon propozim nga një kandidat, si dhe negocion për kushtet e kontratës. Prokurimi i drejtpërdrejt nuk duhet të përdoret, në asnjë rast, për të mënjanuar konkurrencën e mundshme apo për të diskriminuar kandidatët. Enti prokurues duhet të përgatisë për këtë procedurë një përshkrim të shkurtër të nevojave dhe kërkesave të veçanta, si p.sh. për cilësinë, sasinë, kushtet dhe afatet e lëvrimit dhe më pas të negociojë me kandidatin e vetëm.”
Veprimet e kryera nga shtetasit Lulzim Basha dhe Andi Toma janë në kundërshtim dhe me nenin 7/1 të ligjit Nr.7971 datë 26.07.1995 “Për prokurimin publik”, i cili thotë se: “Enti prokurues është përgjegjës për prokurimin me fonde publike që i vihen në dispozicion, duke ju nënshtruar dispozitave të këtij ligji dhe çdo kushti tjetër që përfshihet në rregullat e prokurimit dhe udhëzimet e Agjencisë së Prokurimit Publik.”
Asnjë nga detyrimet ligjore të përshkruara më sipër nuk janë zbatuar nga Ministri Lulzim Basha dhe Drejtori Shërbimeve Juridike Andi Toma gjatë procedurës së ndjekur për përzgjedhjen e shoqërisë Ecorys Group.
Në këto kushte rezulton se shtetasit Lulzim Basha dhe Andi Toma, në bashkëpunim me njëri tjetrin, gjatë procedurave të kryera për përzgjedhjen e konsulentit Ecorys Group kanë favorizuar në kundërshtim me ligjin dhe në mënyrë të padrejtë shoqërinë Ecorys Group, duke konsumuar në bashkëpunim veprën penale “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
Vepra penale e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal është kryer nga të pandehurit Lulzim Basha dhe Andi Toma gjatë procedurave të ndjekura për negocimin e kontratës me shoqërinë Bechtel-Enka, në rrethanat e përshkruara më poshtë :
Të pandehurit Lulzim Basha dhe Andi Toma gjatë procedurave të ndjekura për negocimin e kushteve të kontratës të lidhur me shoqërinë Bechtel-Enka për ndërtimin e segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash kanë vepruar në kundërshtim me VKM Nr.481 datë 14.06.2006, në pikën 1/dh, e pikën 2 të tij.
Në kundërshtim me nenin 7/1 të ligjit Nr.7971 datë 26.07.1995 “Për prokurimin publik” dhe me Udhëzimin e Këshillit të Ministrave Nr.1 datë 01.01.1996 Për prokurimin publik”, pika 3 e kapitullit 1.
Në kundërshtim dhe me VKM Nr.460 datë 10.07.2006 i cili i ngarkon shoqërisë Ecorys rolin e konsulentit të MPPTT/DPRr në këtë proces. Janë në kundërshtim me termat e referencës për punën që do bënte konsulenti, të miratuara me këtë vendim, Detyra 4- Negocimi i kontratës.
Nga hetimi është provuar se në tremujorin e parë të vitit 2006 Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Lulzim Basha i është paraqitur në rrugë informale një propozim i pakërkuar nga kompania Bechtel-Enka për mënyrën e ndërtimit me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash nëpërmjet aplikimit të një kontrate projekto e ndërto, në bazë të çmimeve për njësi të fiksuara. Janë zhvilluar disa takime bilaterale ndërmjet përfaqësuesve të shoqërisë Bechtel-Enka dhe Ministrit Lulzim Basha për të diskutuar këtë propozim të pakërkuar.
Në vazhdim bazuar në propozimin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Lulzim Basha, Këshilli i Ministrave ka miratuar VKM Nr.481 datë 14.06.2006 “Për lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të përdorë procedurën e prokurimit të hapur ndërkombëtar për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentit Rrëshen-Kalimash të autostradës Durrës-Kukës-Morinë”.
Nga Komisioni Ndërkombëtar i ngarkuar për të zbatuar procedurat e parashikuara në VKM Nr.481 datë 14.06.2006 për përzgjedhjen e shoqërisë që do ndërtojë segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash është përzgjedhur shoqëria Bechtel-Enka, si shoqëria më e kualifikuar për të realizuar këtë detyrë.
Në periudhën gusht-shtator 2006 janë zhvilluar negociatat me shoqërinë Bechtel-Enka për të arritur në nënshkrimin e një kontrate për ndërtimin e segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash. Gjatë zbatimit të procedurës së negocimit nuk është miratuar urdhër me shkrim nga Ministri Lulzim Basha se kush do jetë grupi i negocimit të kontratës, si do zhvillohen procedurat e negocimit dhe çfarë do negociohet. Ky mosveprim i Ministrit Lulzim Basha është në kundërshtim me VKM Nr.481 datë 14.06.2006, pika 1/dh, ku thuhet: “Kandidati i klasifikuar me më shumë pikë të ftohet për negociata, me qëllim arritjen e një marrëveshje të ndërsjelltë për metodologjinë e çmimit dhe planin e punimeve. Çmimet për njësi mund të jenë objekt i verifikimit të pavarur prej një pale të tretë, në varësi të negociatave.” Mosveprimi i Ministrit Lulzim Basha, gjithashtu është në kundërshtim me pikën 2 të po këtij vendimi ku thuhet: “Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.”
Nga hetimet e kryera provohet se negociatat faktikisht janë zhvilluar ndërmjet konsulentit Ecorys dhe shoqërisë Bechtel-Enka dhe se çmimet për njësi nuk janë negociuar fare, por janë pranuar ato çmime që ka paraqitur Bechtel-Enka.
Në përfundim të negocimit me datën 15 Shtator 2006 është hartuar një projekt kontratë për realizimin e punimeve të ndërtimit të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash. Kosto e synuar për përfundimin e rrugës është parashikuar 418 333 985 Euro. Në këtë vlerë nuk përfshihet TVSH. Kosto e synuar është përcaktuar si rezultat i përcaktimit të çmimeve për njësi dhe shumëzimit të tyre me volumet e përafërta të punimeve.
Nga negocimi i kryer janë pranuar çmime për njësi pa një analizë strukture kostoje dhe shumë më të larta se çmimet për njësi të miratuara dhe të përdorura nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për ndërtime rrugësh me fonde buxhetore në vendin tone gjatë vitit 2006. Në konkluzionet e paraqitura nga ekspertët e caktuar nga prokuroria, janë krahasuar çmimet për 25 zëra punimesh të aplikuara në kontratën e lidhur me shoqërinë Bechtel-Enka, me çmimet e të njëjtave zëra punimesh të aplikuara në kontratat e lidhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve me shoqëritë që po ndërtojnë segmentet rrugorë nga Kalimashi në Morinë. Nga krahasimi rezulton se çmimet për njësi të zërave të aplikuara në kontratën e lidhur me shoqërinë Bechtel-Enka janë shumë më të larta. Nga shumëzimi i diferencës së çmimeve për njësi me volumet e punës të parashikuara sipas projektit përfundimtar për rrugën Rrëshen-Kalimash rezulton se shoqëria Bechtel-Enka është favorizuar me një shumë prej 114 851 604 Euro krahasuar me shoqëritë që po ndërtojnë segmentet e rrugës në vazhdim, pra nga Kalimashi deri në Morinë. Duke e vlerësuar me kursin e këmbimit mesatar të Bankës së Shqipërisë për muajin shtator 2006, kur është lidhur kontrata me shoqërinë Bechtel-Enka, (1 Euro=123.17 lekë) rezulton se dëmi financiar për buxhetin e shtetit shqiptar është 14 146 272 064 lekë.
Mos nxjerrja e një Urdhri nga Ministri Lulzim Basha në zbatim të pikës 1, germa “dh” dhe pikës 2 të VKM Nr.481 datë 14.06.2006, ka lejuar që negociatat të kryhen ndërmjet konsulentit Ecorys Group dhe shoqërisë Bechtel-Enka dhe jo ndërmjet përfaqësuesve të shtetit shqiptar dhe shoqërisë Bechtel-Enka. Ky mosveprim është në kundërshtim edhe me “Termat e Referencës” të konsulentit Ecorys Group, të miratuara nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.460 datë 10.07.2007. Në Termat e Referencës të miratuara, Detyra Nr.4, thuhet se: “Konsulenti të asistojë MPPTT/DPRr në negocimin, hartimin dhe lidhjen e kontratës.” Ndërsa në vazhdim, në termat e referencës, thuhet se “Menaxhimi i detyrës do të jetë në përgjegjësinë e MPPTT/DPRr”. Pra është e shkruar shumë qartë në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.460 datë 10.07.2006, që përgjegjësinë për menaxhimin e detyrës e ka MPPTT/DPRr dhe konsulenti do të jetë në rolin e asistentit të tyre.
Mos nxjerrja e një Urdhri nga Ministri Lulzim Basha në zbatim të pikës 1, germa “dh” dhe pikës 2 të VKM Nr.481 datë 14.06.2006 ka lejuar shoqëria Bechtel-Enka të vendosë në kontratë çmimet për njësi që ka dashur vetë, duke shmangur negocimin e tyre me palën shqiptare. Ky mosveprim i Ministrit Lulzim Basha është në kundërshtim dhe me nenin 7/1 të ligjit Nr.7971 datë 26.07.1995 “Për prokurimin publik”, i cili thotë se: “Enti prokurues është përgjegjës për prokurimin me fonde publike që i vihen në dispozicion, duke ju nënshtruar dispozitave të këtij ligji dhe çdo kushti tjetër që përfshihet në rregullat e prokurimit dhe udhëzimet e Agjencisë së Prokurimit Publik.” Mosveprimi i Ministrit Lulzim Basha është në kundërshtim dhe me Udhëzimin e Këshillit të Ministrave Nr.1 datë 01.01.1996 “Për prokurimin publik”, pika 3 e kapitullit 1, ku thuhet se “Përcaktimi i fondit limit argumentohet nga enti prokurues dhe bëhet në bazë të çmimeve të publikuara nga INSTAT dhe institucionet e tjera shtetërore, përkatëse. Për cmimet e papublikuara, përcaktimi i fondit limit të bëhet në bazë të përvojës së mëparshme të entit prokurues ose sipas testimit të tregut. Nëqoftëse këto të dhëna nuk sigurohen nga burimet e mësipërme, enti prokurues mund të përdorë publikimet ndërkombëtare.”
Projekt-kontrata është dërguar për miratim në Këshillin e Ministrave nga Ministri Lulzim Basha me datën 25 Shtator 2006. Në relacionin shoqërues, të përgatitur nga shtetasi Andi Toma dhe të firmosur nga Ministri Lulzim Basha paraqiten rrethana të rreme në lidhje me faktin se ndërmjet kujt janë zhvilluar negociatat, si dhe në lidhje me negocimin e çmimeve për njësi.
Në lidhje me faktin se ndërmjet kujt janë zhvilluar negociatat në relacion thuhet se: “Në këto negociata të zhvilluara në Londër dhe Tiranë, të drejtuara nga konsulenti Ecorys, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të MPPTT-së dhe DPRr-së u morën parasysh eksperiencat e mëparshme të kontratave të ngjashme të zbatuara në vendet e rajonit, si në Rumani e Kroaci, si dhe raportet e vlerësimit të ekspertëve të pavarur mbi nivelin e besueshmërisë dhe saktësisë së çmimeve.” Pra paraqitet situata sikur negociatat janë zhvilluar ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, nën drejtimin e konsulentit. Në fakt nga hetimi është provuar e kundërta, që negociatat janë zhvilluar ndërmjet konsulentit Ecorys Group dhe shoqërisë Bechtel-Enka, ndërsa dy përfaqësues të palës shqiptare vetëm kanë asistuar konsulentin Ecorys Group gjatë periudhës së negocimit.
Në lidhje me negocimin e çmimeve në relacion thuhet se: “Në përputhje me Planin e Veprimit të hartuar nga konsulenti Ecorys Group, i kontraktuar në bazë të VKM Nr.460, datë 10.07.2006, sipas procedurave ndërkombëtare QBS, u zhvilluan negociatat për kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të kontratës së sipërmarrjes me shoqërinë e përbashkët Bechtel-Enka, ku një vëmendje e veçantë iu kushtua negocimit të çmimeve njësi të paraqitura nga shoqëria sipërmarrëse dhe të analizuara e rivlerësuara nga konsulenti ndërkombëtar.” Në fakt nga hetimi është provuar e kundërta që nuk është zhvilluar asnjë negociatë nga përfaqësuesit shqiptar në lidhje me çmimet për njësi, dhe që çmimet për njësi janë pranuar ato të paraqitura nga shoqëria Bechtel-Enka.
Mbi këtë bazë Këshilli i Ministrave miraton Vendimin Nr.651 datë 27.09.2006 “Për miratimin e projekt-kontratës ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë së përbashkët Bechtel Internacional-
Inc-Enka për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, të autostradës Durrës-Kukës-Morinë”.
Për sa më sipër është provuar se gjatë momentit të negocimit të kushteve të kontratës me shoqërinë Bechtel-Enka Ministri Lulëzim Basha në bashkëpunim me shtetasin Andi Toma kanë krijuar kushtet dhe kanë lejuar që negociatat të kryheshin faktikisht ndërmjet konsulentit Ecorys dhe shoqërisë Bechtel-Enka, duke favorizuar shoqërinë Bechtel-Enka dhe nga ana tjetër kanë përgatitur dhe paraqitur në Këshillin e Ministrave një relacion që nuk pasqyron situatën reale në lidhje me negocimin e kontratës në përgjithësi dhe në veçanti në lidhje me negocimin e çmimeve për njësi të aplikuara në kontratë.
Në këto kushte rezulton se shtetasit Lulëzim Basha dhe Andi Toma gjatë procedurave të ndjekura për negocimin e kushteve të kontratës të lidhur me shoqërinë Bechtel-Enka për ndërtimin e segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash kanë konsumuar në bashkëpunim veprën penale “shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal, duke favorizuar në mënyrë të kundraligjshme shoqërinë Bechtel-Enka për shumën 114 851 604 Euro, ose 14 146 272 064 lekë, si dhe duke shkaktuar dëm financiar buxhetit të shtetit për të njëjtën shumë.
Shkeljet ligjore të përshkruara më sipër janë konstatuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pas kontrollit të ushtruar nga ana e tij në lidhje me procedurat e ndjekura për përzgjedhjen e subjektit që po ndërton segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash. Raporti përfundimtar i Kontrollit të Lartë të Shtetit në lidhje me këtë objekt është administruar si provë nga Prokuroria.
Gjatë hetimit të pandehurit Lulëzim Basha dhe Andi Toma kanë pretenduar se ata nuk kanë shkelur asnjë ligj apo vendim qeverie. Sipas tyre ata vetëm kanë përgatitur projekt aktet që janë dërguar për miratim në Këshillin e Ministrave dhe kanë vepruar bazuar në Vendimet e Këshillit të Ministrave. Të pandehurit pretendojnë se projekt aktet e përgatitura nuk mund të sjellin pasoja për buxhetin e shtetit.
Një pretendim i tillë, siç u analizua më sipër në mënyrë të detajuar, hidhet poshtë nga provat e administruara gjatë fazës së hetimeve paraprake. (Tabela 3)

Monday, December 1, 2008

Italy and Albania to sign energy deals

By Guy Dinmore in Rome and Kerin Hope in Athens

Published: December 1 2008 02:00 | Last updated: December 1 2008 02:00

Grandiose energy projects, including what is billed as Europe's largest wind farm, will be on the table for signing when Silvio Berlusconi, Italy's premier, meets Sali Berisha, his Albanian counterpart, in Tirana tomorrow.

Albania's chronic energy crisis and Mr Berisha's ambitions to create a regional energy hub in Europe's second poorest country have opened a new market for many Italian companies.

There is also a sense of urgency for Mr Berisha, who faces elections in June and needs to convince Albanians tired of constant blackouts that relief is on its way. Mr Berisha is offering attractive terms to investors, including long leases on state-owned land for a nominal amount under his "Albania one euro" policy.

People involved in the projects, however, suggest that they could face prolonged delays, warning of corruption, lack of transparency in approval procedures, land ownership disputes and resistance from Albanian environmentalists.

One of the foreign companies involved alleged that Albanian officials had demanded bribes, although Tirana insists it follows European Union procedures.

According to the official schedule, Albania's energy minister, Genc Ruli, is to sign two energy projects - a €1bn (£820m, $1.2bn) contract for Italy's Falcione Group to build a regasification plant near Fier in southern Albania and an undersea gas pipeline to Italy; and a €1.15bn deal for Moncada, a Sicilian construction firm, for a wind farm on the Karaburun peninsular and a power cable across the Adriatic to Italy.

Italy's energy deficit and internal problems in building new infrastructure make Albania an attractive option for sourcing electricity.

Moncada's proposed 500MW wind farm, comprising 250 turbines, is billed as Europe's largest.

Falcione appears to have beaten off a rival project proposed by ASG Power, a Swiss-based project company 75 per cent owned by Agim Gjinali, a Kosovo Albanian entrepreneur.

It proposed a large-scale regasification plant that would take gas shipped from north Africa and Qatar and then feed it to Italy and Albanian industry.

In addition, Italy's Marseglia group said Mr Berlusconi would cut the ribbon on its own wind farm and undersea power line project which already has Albanian approval. Mr Berlusconi's office denied such an event was planned. Marseglia later told the Financial Times that there would just be a meeting with company representatives.

Marre nga Financial Times.

Parashimi i motit per Tiranen