Saturday, March 20, 2010

KOMISIONI, PD: JAVËN E ARDHSHME PLANI PËR HETIMIN E ZGJEDHJEVE

TIRANE – Komisioni Hetimor i Zgjedhjeve, i votuar dje në Kuvend nga deputetët e maxhorancës, do të përcaktojë javën e ardhshme planin e punës.
Përfaqësues të maxhorancës pohojnë se opozita është e ftuar të jetë e pranishme në Komision ndërsa shtojnë se edhe në mungesë të deputetëve të opozitës, puna e këtij organizmi do të vazhdojë rregullisht deri në fund.
Deputeti i Partisë Demokratike Eduart Halimi, tha se maxhoranca është e vendosur që përmes Komisionit të realizojë transparencën e zgjedhjeve brenda kornizës kushtetuese.
Halimi tha se një gjë e tillë është kërkuar nga ndërkombëtarët në mesazhet e tyre adresuar klasës politike në Shqipëri.
“Javën tjetër besojmë se do të fillojme punën me komisionin, sepse komisioni ka nje axhende, funksionon mbi bazen e rregullave të ketij shteti”, tha Eduard Halimi.
Sipas tij, Komisioni do të mblidhet dhe të gjithe deputetët janë te mirëpritur, ashtu si në Parlament.
“Do të jenë të mirëpritur edhe në komisionin hetimor i cili do vazhdojë me përcaktimin e planit të hetimit, e provave që do të merren, me përcaktimin e procedurave të tjera hetimore që do ketë komisioni, një komision që do të ketë një afat normal”, tha më tej deputeti i PD-së Eduart Halimi.
Ai shtoi se dispozitat e projektligjit, që përcaktonin tre muaj deri në dy vjet afatin e hetimit nuk u miratuan, rrjedhimisht veprimtaria dhe afati i komisionit do të bazohen në ligjin aktual i cili ia lë në dorë Kuvendit përcaktimin e afatit të veprimtarisë së Komisionit Hetimor. (Lajmifundit)

No comments:

Parashimi i motit per Tiranen