Saturday, March 20, 2010

RAMA: SOT, KRIZA MË E THELLË SE DJE, GATI PËR VALË PROTESTASH

TIRANE – UPDATE - Kryetari i Partisë Socialiste mbajti një bashkëbisedim me gazetarët sot, një ditë pasi

Kuvendi miratoi me votat e maxhorancës, ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.

Edi Rama tha se votimi i djeshëm për ngirjten e komisonit hetimor parlamentar në Kuvend, pa hapur kutitë, ishte një ngjarje e rëndë për të cilën nuk mund të heshtet.

“ Dje vendos jo vullneti i shumicës, por diktati i pakicës që u bë shumicë nga votat e vjedhura në 28 qershor”, tha Rama. Ai shtoi se opozita do te organizoje vale protestash ne kerkim te zgjidhjes se ceshtjes qe shkaktoi krizen ne Shqiperi, e cila e ka zanafillen pikerisht tek manipulimi i zgjedhjeve

“Mbrëmë Kuvendi i Shqipërisë u kthye në Kuvendin e Ruzhdies. Sot kriza është më e thellë se ishte dje. Kërkesa e PS-së për zgjidhje kushtetuese me mjete parlamentare në funksion të transparencës së zgjedhjeve dhe apelit të ndërkombëtarëve qeveria e Ruzhdies iu përgjigj duke vënë përballë aryes - diktatin dhe përballë transparencës murin që nuk lejon hapjen e kutive”, u shpreh kreu i PS-së Edi Rama.
Ai pohoi se opozita do ti shkojë deri në fund betejës së saj për europianizimin e zgjedhjeve me anë të transparencës dhe procesit dhe ndreqjes së mangësive dhe korrupsionit që i kanë karakterizuar votimet deri sot.


Dje në seancën maratonë të Kuvendit, kryeparlamentarja Jozefina Topalli hapi votimin për nismën e Partisë Socialiste të ndryshuar e cila mori votat e 72 deputetëve të maxhorancës.

Topalli tha para votimit se edhe pse Partia Socialiste u tërhoq, maxhoranca do të miratonte komisionin hetimor në emër të transparencës për akuzat që janë bërë ndaj procesit të zgjedhjeve.

Kryetari i grupit të deputetëve socialiste Gramoz Ruçi, më parë kishte deklaruar tërheqjen tërheqjen e nismës së PS-së, sipas rregullores së Kuvendit, pasi siç tha ai u konfirmua se maxhoranca nuk ka vullnet politik për hetimin e plotë të zgjedhjeve. (Lajmifundit)

No comments:

Parashimi i motit per Tiranen