Saturday, April 10, 2010

PROFILI: KAZINSKI, VËLLEZËRIT QË DREJTUAN POLONINË

Pjesë të avionit të rrëzuar të delegacionit polak janë gjendur 1.5 kilometra larg aeroportit të Smolensk-ut nën mjegullën e dendur. Avioni i tipit Tupolev Tu-154, sipas asaj çka tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme

polake, ka marrë zjarr pasi është përplasur me pemët. Skuadrat kanë filluar punë për të gjetur trupat në zonën e mbushur me mjegull. Po kush ishte Lech Kaszynski?

Ai përbënte një figurë të debatueshme në rrafshin botëror. Në postin e tij dy herë si kryebashkiak i Varshavës ai ndaloi paradat e gejve dhe u prononcua për dënimin me vdekje. Ai u zgjodh president në vitin 2005 si një kandidat i Partisë Ligj dhe Drejtësi. Gjatë fushatës ai insistoi se polakët kanë nevojë për një president që u përmbahet interesave të tyre. Ai tha se Polonia post-komuniste ka nevojë për transformim radikal drejt një republike të bazuar tek drejtësia sociale dhe shteti i fortë.

Pas zgjedhjeve të vitit 2005, Polonia pa dy vëllerëzit Kazinski të mbanin dy postet kryesore, Lech si president dhe Joroslaë si kryeministër. Që prej vitit 2007, Kazinski punoi me Donald Tusk, një rival i tiji në rrugën për zgjedhjen si president. Ai i kërkoi Tusk që të formonte një qeveri të re ndërsa presidenti sipas Kushtetutës polake ka më pak fuqi se sa kryeministri. Kazinski vdiq në moshën 60 vjeçare dhe ishte i martuar e me një vajzë. (Lajmifundit)

No comments:

Parashimi i motit per Tiranen