Saturday, April 10, 2010

ZYRTARE, 97 TË VDEKUR NGA RRËZIMI I AVIONIT, VIKTIMAT “ELITA” E POLONISË

Smolensk, Rusi – Media ndërkombëtare korrektuan sot shifrën e dhënë më parë për mëse 100 persona të vdekur në aksidentin ku humbi jetën Presidenti i polonisë Lech Kaczynski. Nju Jork Times, AP dhe një sërë mediash botërore, njoftojnë konfirmimet nga burime ruse dhe polake se në avion ndodheshin 97 persona. Nga aksidenti nuk pati asnjë të mbijetuar, 88 ishin zyrtarë shtetërorë ndërsa të tjerët pjesë e ekuipazhit të avionit Tupolev 154.
Në vëzhgimet e tyre, reporterët ndërkombëtare nënvizojnë se tragjedia polake shkaktoi vdekjen e “nivelieve të larta” të shtetit derisa në avion ndodheshin Presidenti i vendit dhe zyrtarë të nivelit të lartë së bashku me stafin e tij.
“Rrëzimi i avionit ka shuar nivelet e sipërme të politikës dhe ushtarisë së Polonisë. Në bord ishin shefi i shtabit të ushtrisë, shefi i marinës, dhe kryetarët e forcave ajrore dhe tokësore. Gjithashtu u vra presidenti i bankës kombëtare, Zëvendësministri i jashtëm, kreu i Zyrës për Sigurinë Kombëtare, nënkryetari i parlamentit, kreu i Komitetit Olimpik, komisioneri të drejtat civile dhe të paktën dy ndihmës/presidentë si dhe tre ligjvënës”, njoftoi Ministria e Jashtme në Poloni.
Pritet që kryeministri rus Vladimit Putin i emëruar në krye të komisionit hetimor të zhvillojë sot një takim me kryeministrin polak për të biseduar rreth incidentit tragjik.
Andrei Yevseyenkov, zëdhënës i qeverisë rajonale në Smolensk, vendi ku ndodhi aksidenti, tha se kulla ruse i kërkoi ekuipazhit të avionit të devijonte nga aeroporti ushtarak në veri në Smolensk dhe ndoshta të drejtohej në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë fqinje, apo në Moskë, për shkak të mjegullës rajonale në vendin ku avioni ra.
"Por pavarësisht kësaj ata vazhduan uljen, dhe gjithçka përfundoi, për fat të keq, me një tragjedi,", citoi Interfax një zyrtar të lartë rus. (Lajmifundit)

No comments:

Parashimi i motit per Tiranen