Tuesday, March 23, 2010

SERBIA SHKATËRRON PËRPJEKJEN PËR UNITET TË BALLKANIT PERËNDIMOR

Kështjella BRDO, në mes të Sllovenisë, ka qënë pjesë e pandashme në një numër të ngjarjeve të rëndësishme në historinë e kohëve të fundit të Ballkanit. Në vitin 1980, Marshal Tito, udhëheqësi i Jugosllavisë, pësoi një goditje në zemër dhe vdiq shpejt pas kësaj. Në prill 1991, krerët e gjashtë republikave përbërëse jugosllave u takuan në këtë kështjellë në një përpjekje të kotë për të shmangur gjakderdhjen si rezultat i shpërberjes së pritshme të federatës.Këtë fundjavë pasardhësit e tyre, së bashku me kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, u takuan në këtë kështjellë për ti treguar botës dhe Bashkimi Evropian si ata janë të angazhuar për marrëdhënie të mira fqinjësore.

Ky zhvillim u përshëndet nga Herman Van Rompuy, presidenti i ri i Këshillit Europian, dhe Miguel Ángel Moratinos, ministër i jashtëm i Spanjës, e cila mban presidencën e rradhës së BE-së. Por procedurat janë dhe objektivi Ii këtij takimi u goditën nga një vendim i çastit të fundit të Boris Tadiç, presidenti i Serbisë, për të bojkotuar takimin për shkak të pranisë, në kushte të barabarta, kryeminstrit të Kosovës. Dështimi nuk mund të fshihej në fytyrat e pjesmarrësve dhe organizatorëve.


Takimi ishte rezultat i një ngrohjeje që kanë pasur marrëdhëniet midis Sllovenisë dhe Kroacisë. Pasi shumë grindjesh mbi cështjen e kufirit detar, dy vendet ranë dakord, në nëntor të vitit të kaluar, për të vënë çështjen në arbitrazh. Sot, thotë Danilo Turk, presidenti i Sllovenisë ", ka pothuajse një shpërthim lumturie ndërmjet Kroacisë dhe Sllovenisë." Çfarë do të ishte më mirë për të festuar këtë moment dashurie ndërmjet popujve tanë se për dy vendet nëpërmes ftesës për krerët e të gjitha shteteve të ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, të angazhohen publikisht për të punuar në drejtim të së ardhmen së tyre të përbashkët në BE?

Pikë kyçe, sic ka ndodhur shpesh, ishte Kosova. Që kur ish-provinca serbe shpalli pavarësinë në shkurt 2008, Serbia, e cila e konsideron Kosovën si zemrën e saj historike, ka luftuar për të penguar pavarësinë e saj të bëhet fakt diplomatik. Ndihmuar nga shtetet e fuqishme si Rusia dhe Kina, dhe, brenda BE-së, Spanja, Serbia e ka mbajtur Kosovën jashtë OKB-së dhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare. Në të njëjëtën kohë ajo, Serbia, ka dërguar vendimin për shpalljen e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, një vendim që pritet më vonë gjatë këtij viti.

Megjithatë dy vendet kanë adoptuar një i format relativisht të heshtur në qëndrimin ndaj njëri tjetrit dhe pjesmarrjes në takime të ndryshme. Një ndër këto ka qënë edhe pjesmarrja e përfaqësuesve pa përdorur emërtimet respective gjë e cila i ka lejuar ata të ulen në të njëjtën dhomë. Organizatorët e takimit shpresonin se një gjë e tilël do ndodhte edhe në Brdo.

Problemi ishte tek profile i lartë i takimit. Brdo paraqiti z. Tadiç me një zgjedhje të dëshpëruar. Nëse ai do merrte pjesë, serbët në shtëpi do e shihnin imazhin e tij të ulur rreth një tavoline të vogël me Hashim Thaçin, kryeministërin e Kosovës, duke qënë në kushte të barabarta. Por nga ana tjetër, qëndrimi I distancuar I Serbisë nga të tilla takime dhe përpjekje për paqe dhe stabilitet do të krijojë imazhin ndërkombëtar të Serbisë si një kokëfortë që refuzon të pranojë realitetin e pavarësisë së Kosovës. Në fund, z. Tadiç vendosi që interesat momentale të brendëshme të Serbisë të triumfojnë, dhe qëndroi në shtëpi. Por dështimi nuk përfundoi ketu. Z. Van Rompuy dhe Z. Moratinos, dy zyrtarët më të lartë të EU-së dhe Spanjës u larguan edhe vetë, duke minuar fatalisht takimin.
Me shkatërrimin e këtij takimi në Brdo, z. Tadiç fitoi një betejë, por ai nuk mund ta fitojë luftën.Duke u ndjerë e poshtëruar, qeveria e Sllovenisë mund të zgjedhë të marrë hak duke ngadalësuar procesin e integrimit të Serbisë në BE. Më vonë këtë vit, një takim i niveleve më të larta të BE-së dhe Ballkanit është planifikuar në Sarajevë, dhe BE-ja është duke rritur presionin mbi vendet e rajonit për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre reciproke. Nëse Serbia qëndron larg përsëri, pasojat mund të jenë të rënda. Shumë zëra të fuqishëm në BE, duke përfshirë përfaqësues të qeverisë gjermane, duan të shohin një pauzë të gjatë në zgjerimin e mëtejshëm të BE pas tërheqjes së Islandës dhe Kroacisë në gjeirin e tyre, ndoshta në vitin 2012. Kjo do të thotë se për ta nuk është e kundërshtueshme një zgjedhje e Tadic për të vënë ceshtjen e Kosovës para integrimit të Serbisë në BE . Nëse kjo ndodh, Serbia, e cila kohë më parë e humbi Kosovën, mund të humbasë BE-në. (Lajmifundit/ The Economist)

No comments:

Parashimi i motit per Tiranen