Tuesday, March 23, 2010

MAXHORANCA: PS NË KOMISION, NJË MUNDËSI PËR TË HAPUR KUTITË

TIRANE – Maxhoranca qeverisë ka dhënë një sinjal për mundësinë e hapjes së kutive të votimit të procesit të 28 qershorit.
Nënkryetari i Parlamentit, njëherësh anëtar i Komisionit Hetimor që u votua javën e kaluar, Nasip Naçi, deputet i LSI-së në Berat, ka thënë se opozita duhet të marrë pjesë në punimet e Komisionit, duke mos përjashtuar mundësinë e hapjes së disa kutive, gjatë procesudrës së hetimit.
Deputeti i LSI-së, pohon se me pjesëmarrjen e prokurorisë, Komisioni mund të vendosë shqyrtimin e materialeve zgjedhore, nëse ka argumente paraprake që mbështesin kërkesën.
Nasip Naçi, ish-prokuror para se të zgjidhej deputet, këmbëngul se hapja e kutive mund të bëhet me kërkesë të Komisionit Hetimor por me vendim të Prokurorisë, nëse kërkohet angazhimi i saj në këtë çështje, siç ka propozuar kryeministri Sali Berisha me një trupë prej 100 prokurorësh.
“Me pjesëmarrjen e prokurorisë, Komisioni mund të shkojë në raste të caktuara deri tek hapja e kutive, në ato raste kur kërkesa është e bazuar në fakte”, tha deputeti i LSI-së Nasip Naçi, nënkryetar i Parlamentit të Shqipërisë. (Lajmifundit)

No comments:

Parashimi i motit per Tiranen