Tuesday, March 23, 2010

BUSHATI: NUK DUHEN 100 PROKURORË, MJAFTON NJË KOMISION QË HAP KUTITË

Deputeti i Partisë Socialiste Ditmir Bushati deklaroi sot se vetëm një mazhorance që i trembet të vërtetës që fshihet në kutitë e votimit të 28 qershorit, mund të veprojë sic bëri të premten mazhoranca e Sali Berishës

duke vendosur me diktatin e kartonëve dhe muskujve për një komision i cili mund të bëjë shumcka, por vetëm transparencë jo. “Duke i mohuar në mënyrë arrogante, e për më tepër në shkelje të plotë të ligjit, opozitës të drejtën e saj kushtetuese për të hetuar mbi zgjedhjet e 28 qershorit, Sali Berisha jo që nuk e zgjidhi krizën, por vetëm sa kontribuoi në thellimin e saj. Ajo që përjetuam në Kuvend të premten ishte prova më e qartë se Sali Berisha nuk e do dialogun e konsensusin, duke dëshmuar nivelin mjeran të kulturës demokratike të kësaj mazhorance”, theksoi Bushati.

No comments:

Parashimi i motit per Tiranen