Projektet e financuara nga Komisioni Evropian duhet të përmbyllen sa më shpejt. Kështu u shpreh sot kryeministri Sali Berisha i cili drejtoi mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Strategjive. Duke nënvizuar
rëndësinë e këtyre projekteve me donator komunitetin ndërkombëtar, kryeministri shtoi se ato duhet të bashkëlidhen edhe me projekte të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin e vendit.
Berisha u shpreh se u duhet dhënë përgjigje problematikave të projekteve dhe se ato duhet të fillojnë të zbatohen sa më shpejt. (Lajmifundit)
No comments:
Post a Comment